Pothuajse 7 ton kokainë u kapën në portin e Antwerpen të dielën, njoftoi sot prokuroria publike e qytetit Flamand, duke theksuar se droga ishte fshehur në kontejnerë me banane nga Ekuadori.
Kjo është kapja më e madhe e kokainës në Antwerp të Belgjikës që nga fillimi i vitit, tha një zëdhënës i autoriteteve doganore belge për AFP. Në kuadër të operacionit janë arrestuar katër persona të dyshuar, të moshës 23-50 vjeç.
Në nëntor 2020, një sasi rekord kokaine – 11.5 ton – u kap në të njëjtin port, në një operacion për çmontimin e karteleve që transportojnë drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Kokaina u zbulua më pas në një kontejner nga Guajana me destinacion Holandën.
Javën e kaluar, autoritetet doganore belge njoftuan se në gjysmën e parë të vitit 2023 kishin sekuestruar 43.3 ton kokainë në portin e Antwerpen, një sasi e rritur me 21% krahasuar me periudhën korresponduese të vitit të kaluar. Pothuajse gjysma e 43 tonëve kokainë erdhi nga tre vende: Ekuador (10,42 ton), Panama (5,26 ton) dhe Brazili (3,45 ton).
2022 ishte viti i parë që autoritetet doganore të Antwerp-it kapën më shumë se 100 ton kokainë.