Zjarri është jashtë kontrollit në Agios Charalambos, Corinthia, teksa shpërthime të shumta janë dëgjuar pak larg shtëpive
Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme për shkak të zjarrit që vazhdon të përhapet duke djegur gjithçka në rrugën e tij.
Në këto kushte, aventura e përjetuar nga gazetarja e OREN-it, Eleftheria Spyraki, ka qenë e frikshme, pasi teksa transmetonte drejtpërdrejt në afërsi të zjarrit, flakët i kanë rënë në krah, duke vënë në rrezik atë dhe ekipin e televizionit.
Siç shihet në pamjet, flakët janë vetëm pak metra më tutje, ajo dhe kameramani sapo kuptojnë rrezikun e situatës vrapojnë për të shpëtuar.
Pemët janë përfshirë nga flakët dhe shpërthime ndodhin në pjesë të ndryshme të zonës së djegur, ndërsa atmosfera për shkak të tymit të dendur është mbytëse.
Ekipi televiziv i stacionit ndodhej në vendngjarje, duke regjistruar rrjedhën shkatërruese të frontit të zjarrtë, i cili tashmë ka dalë jashtë kontrollit dhe po punohet për ta kufizuar sa më shumë.
Mirëpo, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, flakët iu afruan rrezikshëm reporterit dhe operatorit të OREN-it, ndërkohë që pati shpërthime që ndoshta kanë ardhur nga objekte të gazit natyror.
Gazetarja e OREN, Eleftheria Spyrakis, nuk e fshehu tmerrin dhe panikun e saj në transmetimin e drejtpërdrejtë , duke i kërkuar kameramanit, Panagiotis Lianos, të largohej menjëherë nga vendi i ngjarjes.
“Duhet të largohemi, Mina! Na duhet të largohemi. Zjarri është shumë afër shtëpive. Ec pak më shpejt, Pano! Ka flakë kudo. Ikni, ikni, ikni!”, dëgjohet duke thënë gazetarja teksa vrapon për të shpëtuar nga zjarri.
https://zebra.cdnja.co/v/66/66Kn5.mp4?token=xZ4CjIiNIOK2KhuGeCH1yA&expires=1689699722