osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kualifikimi vlen 2.1 milion euro, Partizani kërkon fitoren sonte ndaj BATE Borisov

Kualifikimi vlen 2.1 milion euro, Partizani kërkon fitoren sonte ndaj BATE Borisov

Partizani është i plotë dhe gati për ndeshjen e kthimit sonte kundër BATE Borisov, me ndeshjen e parë që përfundoi në barazim 1-1 në “Air Albania”.

Sfida e dytë ndaj bjellorusëve do të luhet në fushë asnjanëse, në Hungari, duke nisur prej orës 20:00. Trajneri Zoran Zekiç kërkon përqendrim maksimal për këtë sfidë.

“Çdo gjë është e hapur përsa i përket kualifikimit. Duhet të kemi përqendrim maksimal, do të jetë krejtësisht një ndeshje tjetër. Ne duhet të kemi më shumë karakter, më shumë energji dhe më shumë disiplinë. Kemi disa probleme të vogla, asgjë problematike, shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë” – u shpreh trajneri kroat i Partizanit në konferencën për shtyp.

Zekiç pritet të luajë me të njëjtin formacion si një javë më parë, duke nisur me Qirkon në portë dhe vazhduar me Hadrojin dhe Atanaskoskin në krahët e mbrojtjes, ndërsa në qendër Sembene dhe Sota.

Në mesfushë Mehmeti pritet të jetë sërish në treshen e mesfushës së bashku me Rrapajn dhe Muratajn. As sulmi nuk do të ndryshojë. Cara, Mba dhe Da Silva me shumë mundësi do të përbëjnë “tridentin” e ofensivës.

Kualifikimi për më tej do të rriste edhe të ardhurat. Klubi i kuq aktualisht ka siguruar 360 mijë euro në turin e parë. Në rast se kalon këtë tur, do të merrte edhe 350 mijë euro të tjera.

Nëse skualifikohen në raundin e dytë të Champions, “Demat” shkojnë në turin e tretë të Europa League, që edhe nëse eliminohen do të merrnin 550 mijë euro. Më pas do të shkonin në “play off” të Conference League, ku do të merrnin edhe 750 mijë euro në rast eliminimi. Pra kualifikimi i sotëm sjell 2.1 milionë euro për Partizanin.