osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Po pret radhën! I akuzuari i “byzylyqeve” ka marrë përsipër të bëjë avokatin e Berishës: Imazhi i SHBA dhe UK ka rënë shumë poshtë me “nongratlliqet”

Po pret radhën! I akuzuari i “byzylyqeve” ka marrë përsipër të bëjë avokatin e Berishës: Imazhi i SHBA dhe UK ka rënë shumë poshtë me “nongratlliqet”

Ylli i byzylyqeve sot ka marrë përsipër të bëjë avokatin e Berishës me fakte që as nuk ekzistojnë dhe as nuk i ka dëgjuar njeri. I akuzuari për 1.7 milion euro dëmë shtetit me byzylykët fantazëm, me apartament të dhuruara nga drogmenët e Santa Quarantës Manjani del në penxhere për të mbrojtur atë që nuk ka zot që e mbron.

Sot Ylli Manjani si i mbetur rrugëve pa kolibe partie, ka marrë yrysh për të sulmuar SHBA dhe UK me përralla ordinere, kur bëmat dhe gjëmat e Berishës dhe familjes së tij nuk ka shqiptarë që nuk i di.

Por juristit Ylli i’a ka zënë sytë “pilli”, nuk ka parë kurrë asnjë cen të Berishës, madje e shikon si “fitues” të zgjedhjeve nga Miloti… në Kukës me 6 deputet dhe një grek, nëse do i’a hedhi flamës së fundit me drejtësinë, nëse Shqipëria është e shqiptarve dhe jo e zagarëve si puna e tij.

Ja reagimi i Illit:

Pra në esencë del se:

1. Qeveria Britanike, pranon që nongrata e Berishës është e pambështetur në fakte dhe se ajo duhet të hiqet nga ajo vetë, ose në mos do ta heqë gjykata.

2.Ambasadori i Britanisë pranon se nëse Berishës i hiqet sanksionimi i padrejtë ai fiton zgjedhjet. Pra Ambasadori zyrtarisht pranon që sanksioni i është i padrejtë dhe njëkohësisht pranon se është mbështetës i grupit që qeveris këtu. Të fala Konventës së Vienës!

3. Pranimi që Britanikët i bëjnë faktit se Berisha është sanksionuar pa prova, nxjerr zbuluar edhe vendimin e DASH të shtetit. Një provë më shumë që edhe DASH nuk provon dot asgjë nga “korrupsioni masiv” i Berishës.

4. Nongrata e Berishës, tashmë qartësisht e pamotivuar me prova e fakte, është qartësisht vendim politik që shkon në favor të Edi Ramës që tashmë sundon i qetë. He ua lumsha, o Ambasadorë!

Alastar King Smith është seriozisht për t’u falenderuar për argumentat dhe qëndrimin e tij të sinqertë zyrtar në favor të qeverisë dhe në shkatërrim të opozitës. Pak zyrtarë të rangut të tij e kanë këtë sinqeritet.

Sinqeritet prej militanti, por sinqeritet ama. Britania e Madhe është praktikisht pa një përfaqësues të besueshëm këtu. Atë që kanë, ua ka blerë Rilindja. Ndaj njohja e Shqipërisë nëpërmjet Ambasadës së saj është e deformuar rëndë dhe shumë rëndë.

Padyshim do ishte në nderin e tyre ta tërheqin këtë militant ambasador, i cili ua katandisi dinjitetin në fund të këmbëve. Në kushte normale, Ministria e Jashtme duhet ta përzërë nga Shqipëria një diplomat të tillë. Por nuk jemi në këto kushte, sepse bashkë me ambasadorin duhet përzënë edhe vetë qeveria.

E përsëris, nongratllëqet janë pisllëqe politike që vijnë nga lobime korruptive të pushtetit absolut këtu. Për të ardhur keq që imazhi i SHBA dhe UK ka rënë kaq poshtë. I kishim parë si të interesuar për demokraci, por sjellja e tyre kundër demokracisë sonë të brishtë është zhgënjim.

Ndërkohë, ky është një mësim që duhet ta mësojmë mirë të gjithë ne. Shqipërinë do ta bëjnë vetëm shqiptarët. Askush tjetër, përveç shqiptarëve, nuk ka interes të zhvillohet Shqipëria.