osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sekuestro e 4 apartamenteve, reagon Arben Ahmetajn: Sot u bë raprezalja e radhës në familjen time

Sekuestro e 4 apartamenteve, reagon Arben Ahmetajn: Sot u bë raprezalja e radhës në familjen time

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive ndaj 4 banesave në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Këto apartamente ndodhen në Tiranë dhe në zonën e Hamallajt në Durrës dyshohet se kanë qenë në pronësi të Ahmetaj dhe më pas të jenë shitur tek persona të tjerë në mënyrë fiktive.

Për këtë ka reaguar edhe ish ministri përmes një reagimi në Facebook.

Ai shprehet se shifra 1.8 mln euro që ka dalë si pjesë e hetimeve s’është gjë tjetër veçse një lajm i rremë.

“Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…

Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.

Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….”, shkruan Ahmetaj në reagimin e tij.

Mëngjesin e sotëm agjentët e BKH ushtruan kontrolle në banesën e të atit të Erjola Hoxhës në Lalëz, partneres së Ahmetajt.

Këto kontrolle në të gjitha banesat janë bërë me vendim të GJKKO.

Arben Ahmetajt i është hequr nga Parlamenti imuniteti i deputetit, duke i hapur rrugë firmosjes së kontrolleve dhe kërkesës për arrrestim nga SPAK. Nuk ka ende informacion nëse nga GJKKO është firmosur urdhri për arrestimin e Ahmetajt.

Ky i fundit nuk ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh. Avokati i tij pohoi që Ahmetaj ndodhet në Britani të Madhe.

SPAK e akuzon Arben Ahmetajn për 3 akuza në lidhje me inceneratorët; për korrupsion pasiv, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.