osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Reagimi i ashpër i Moskës për bombardimin e urës: Ju shkatërrojmë me mënyra çnjerëzore insekte terrorist

Reagimi i ashpër i Moskës për bombardimin e urës: Ju shkatërrojmë me mënyra çnjerëzore insekte terrorist

Sulme që lëshohen jo pa destinacion, por me shënjestër të qartë, urën e Krimesë. Ukraina ka bombarduar pikën strategjike që lidh gadishullin e aneksuar me Rusinë, me synimin e qartë për të ndërprerë furnizimet ushtarake për ushtrinë pushtuese.

Të paktën dy persona, burrë dhe grua, humbën jetën nga ky sulm, ndërsa vajza e tyre minorene mbeti e plagosur. Shërbimet e sigurisë në Ukrainë konfirmuan sulmin në urën Kerç, ndërsa saktësojnë se normat e së drejtës ndërkombëtare, analiza e situatës operative dhe traditat e luftërave e lejojnë ndërprerjen e rrugëve logjistike të armikut. Por ndryshe mendojnë zyrtarët lokalë në Krimenë e aneksuar dhe ata në Kremlin.

Përfaqësuesit e shtetit të Rusisë e konsiderojnë atë që ndodhi një krim kundër njerëzimit, pasi ura përdoret vetëm nga civilët, sipas tyre. Mediat në Kiev raportojnë se sulmi në Urën e Krimesë ishte një operacion special i Forcave Detare të Ushtrisë së Ukrainës dhe Shërbimit të Sigurisë. Objekti është sulmuar me ndihmën e dronëve sipërfaqësor.

“Bilbil, i dashur vëlla, ura ka rënë sërish në gjumë, për herë të dytë”, lexohet në një mesazh të inteligjencës ukrainase. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, akuzoi Ukrainën se e ka kryer sulmin në urën e Krimesë me ndihmë të Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Vendimet merren nga funksionarë dhe ushtarakë të Kievit me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të agjencive të inteligjencës dhe politikanëve amerikanë e britanikë”, thekson zëdhënësja, por duke mos ofruar asnjë provë. Më i ashpër reagimi i numrit dy të këshillit të sigurisë kombëtare të Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili lëshoi një kërcënim ndaj atyre që kryen sulmin.

“Terroristët janë insekte që duhen shkatërruar me metoda çnjerëzore, pasi ata kuptojnë vetëm gjuhën e forcës”, theksoi ish presidenti rus.