Nga një status i postuar në rrjete sociale shihet se pjesë e forumit të SYMI të shoqatës së Papandreut ka qenë dhe zv. ministrja e Brendshme e Shqipërisë Romina Kuko, e cila e ka ndjekur online.
“Në edicionin e 25 të Simpoziumit Symi organizuar nga ish-kryeministri i Greqisë Jorgo Papandreu këtë vit në Kretë.
Keqardhje që për shkak të impenjimeve në Tiranë nuk mund të isha e pranishme fizikisht në Kretë por faleminderit teknologjisë që mundëson pjesëmarrje online. E nderuar të isha folëse në panelin për Ballkanin Perendimor”, shkruan Kuko, e cila ka postuar dhe fotot ku shihen dhe shumë të tjerë që kanë zgjedhur ta ndjekin online dhe jo fizikisht.
Me sa duket, Forumi i Kretës që mund të ndiqej edhe online nga Tirana, ka qenë më shumë një artificë e gjetur nga Kurti për t’iu shmangur takimit të thirrur nga Rama ku ishin të pranishëm liderët kryesor të Ballkanit Perëndimor.