osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Është një mrekulli që pushuesit i’u mbijetojnë disa ‘kurtheve’ alla shqiptare!

Është një mrekulli që pushuesit i’u mbijetojnë disa ‘kurtheve’ alla shqiptare!

Nga Alba Malltezi

Duke lavdëruar magjinë e natyrës shqiptare, përpjekjet mbinjerëzore të privatëve për të bërë më të mirën e më të bukurën në ofertën për pushuesit që sa vijnë e shtohen, qytetet që janë zbukuruar nën një punë të mirë promovimi, përkushtimi për përmirësim, ka një realitet, të cilin duhet ta pranojmë e ta gjykojmë me ndershmëri: Ka tepër rreziqe kudo lëvizet nga jugu në veri.

Në disa ditë të kaluara në Jug, në qytetin e bukur të Sarandës, mjafton të përshkosh me këmbë distanca të shkurtra nga “Santa Quaranta” drejt shëtitores për të kuptuar se çdo hap është një rrezik për këmbësorët. Vizat e bardha për të kaluar nga një anë në tjetrën të rrugës, aty ku trotuarët janë holluar fare të rrëmbyer nga ndërtimet, mungojnë, ose ato që ekzistojnë janë të fshira.

Rruga e ngushtë në vijën e parë të detit është një alarm i përhershëm, një luftë mbijetese mes këmbësorëve, makinave, shkarkimeve të autobusëve me pushues te hotelet, shkarkimet e mallrave te dyqanet. Fati dhe kujdesi shpëton shumë të tjerë, por rrezikoi një vogëlush 4 vjeçar i ardhur nga Gjermania, që u godit nga një makinë. Urojmë të kalojë sa më shpejt tronditjen, pasi, përsëri falë Fatit, deklarohet së është jashtë rrezikut për jetën.

Kullat e vrojtimit nëpër plazhe, janë një tjetër “gallatë” alla shqiptare. Diku janë fare formale, diku “roja e plazhit”, nuk do të ishte në gjendje fizike të shpëtonte as veten; diku, kullave nuk iu kanë vendosur as shkallë për të vrojtuar.

Për varkat në lumin Shalë apo në Koman, kujtohen vetëm tani të bëjnë kontrollet e gjendjes teknike dhe sigurisht, t’i bllokojnë me bujë, me teatralitet greko-bizantin. Sikur nuk mjaftoi një dimër i tërë për ministrinë e turizmit që ka tre muaj të përballojë fluksin që vjen falë reputacionit të rritur të Shqipërisë, të bëjë paralajmërimet e duhura, koordinimet e duhura, të japë licensat e duhura që si turizmi, por edhe mjetet ndihmëse të tij, të jenë në formën e pretenduar nga ligji dhe siguria në shërbim të të huajve dhe të shoqërisë.

Si të jemi “shtet i pulcinelave” vazhdojmë të lemë gërmadhat e shkatërruara të viteve më parë në Ksamil. Me betonin dhe hekurat e dala të ndryshkura me arsye rreziku dhe infeksioni për ata që i qëndrojnë përbri.

Për ata që nuk duan apo nuk e kanë mundësinë të shkojnë nëpër struktura luksi, apartamentet për pushime janë një alternativë e pëlqyeshme. Privatët i kanë rinovuar, i mbajnë pastër dhe bukur, por gjëndja e administrimit të pallateve, (që zgjedhin qindra turistë) e sidomos siguria e mirëmbajtja e ashensorëve është një tjetër rrezik.

Shpesh janë jofunksionalë dhe kur funksionojnë dridhen dhe janë aq të vjetër e të shkatërruar saqë bllokohen përditë. Kontrollet dhe mbikqyrja e rreptë e bashkive në këtë pikë, është inekzistente. Urojmë të mos kemi lajme të këqija dhe nga ky drejtim.

Rrjetat e “merimangave” të fijeve të korrentit, apo të internetit, vazhdojnë të lidhin pallatet e ndërtesat me njëra-tjetrën pa mëshirë. Tela të zhveshur apo të paizoluar mirë has në çdo cep dhe mosprekja e tyre nga fëmijë, është gjithashtu një mrekulli që ndodh në vendin tim.

Rritja e fluksit të turistëve është një bekim, por në të njëjtën kohë pretendon seriozitet maksimal nga të gjitha strukturat, sidomos nga ato që kanë të bëjnë me kontrollin e sigurisë.