osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandali me guroret në Krujë”: Rrajave u doli nami, por “bankomati” i Berishës dhe kumbari i Bashës po rrafshojnë malet!

Skandali me guroret në Krujë”: Rrajave u doli nami, por “bankomati” i Berishës dhe kumbari i Bashës po rrafshojnë malet!

Fisi Rraja u ekspozua si shfrytëzues i guroreve të Krujës pas dhunës barbare ndaj dy shtetasve Jashar dhe Bilbil Maja. Grupi fisnor, anëtarë të të cilit janë implikuar në trafiqe dhe vrasje, ka futur duart në guroret e Krujës përmes kompanive Iner 07, Delia Group dhe Doku P.

Por, nga verifikimet rezulton se Rrajat nuk janë as ‘kafshuesit’ kryesorë të Krujës për gurore dhe as më të hershmit.

Shfrytëzuesit e mëdhenj të maleve të Krujës për gurore janë klientët e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Prej 16 vitesh, kompania Gener 2 e Bashkim Ulaj, shfrytëzon për gurore disa sipërfaqe prej 1.4 km 2, në zonën Përroi i Dallxhiut, në Krujë. Oligarku e ka marrë lejen nga Sali Berisha në vitin 2007, ku në këmbim i ka dhënë pothuajse të gjithë pallatin në Rrugën Mustafa Matohiti, ku janë akomoduar Berishët, një zyrë tek kulla pranë stadiumit etj.

Besohet se raporti klientelist mes Ulajt dhe Berishës është pjesë e dosjes së DASH për shpalljen non grata të Sali Berishës dhe familjes së tij, si një shembull i përdorimit të pushtetit për të plaçkitur dhe ndarë pasuritë publike.

Nuk dihet nëse Ulaj i ka zbatuar kushtet lejes apo jo, dhe nëse do të jetë objekt verifikimi si gurorja e Rrajave.

Pak orë para se të dorëzonte pushtetin, më 6 shtator 2013, qeveria Berisha i ka dhënë kompanisë Viktorja Invest të Fatmir Kuçit leje për shfrytëzim guri gëlqeror në Fushë Krujë, në një sipërfaqe prej 1.6 km2. Fatmir Kuçi është kumbari dhe financuesi i Lulzim Bashës, madje këtij të fundit i dhuroi edhe benzin e famshëm. Kuçi është lakuar në media si një personazh me ngarkesa të shumta kriminale.

Kompani Antea Cement, e kamufluar përmes disa kompanive deri në Qipro, përfaqësuar nga Pandeli Garo, shfytëzon zona të mëdha për gurore në Borizane dhe Picrragë Krujë. Kompania ka marrë dy leje në vitin 2007, për të shftytëzuar njē sipërfaqe me rreth 1.5 km2.

Kompania IBN shfrytëzon për gurore rreth 1 km2, në zonën Guri i Lekës Krujë, përmes dy lejeve që ka marrë në vitin 2009. Kompania është bijë e B-2, me pronar Bujar Hasaj.

Kompania Bil & Ka shpk, me aksioner kryesor Besnik Kaçorri, ka marrë gjithashtu një leje në vitin 2009 për shfrytëzim gur gëlqeror në Borizane të Krujës.

Kompania Pasha – X, me pronar Pëllumb Doku, ka marrë leje në 2013 për gurë gëlqeror në Borizane të Krujës.

Kompania FUSHE-KRUJE CEMENT FACTORY, me pronar libanezin Alexandre Bouri, ka fituar dy leje shfrytëzimi në vitin 2004, për shfrytëzimin e zonës Zallë në Krujë, në një sipërfaqe prej 2 km2. Bouri është edhe pronari i fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, me drejtor Charles Michael Bouri.

Kompania Shpresa Al e Lush Osmanit, ka fituar leje shfrytëzimi në vitin 2007 për gurore në Picrrage të Krujës.

Kompani KLM shpk, me pronar Luan Manja, posedon një leje shfrytëzimi që nga viti 2010 për gur gëlqeror në Grykën e Shkallës në Krujë.

Kompania Xhulio shpk, me pronar Adrian Xhura, ka fituar një leje shfrytëzimi në vitin 2015 për gur gëlqeror në Krujë.

Kompania Hajged shpk me pronare Etleva Dyla, posedon gjithashtu një leje shfrytëzimi që nga vitin 2015 për gur gëlqeror në Krujë, Shkëmbi i Vajës.

Në vitin 2014, Edi Rama paralajmëroi mbylljen e guroreve të Krujës, për t’i dhënë fund barbarisë mjedisore dhe shëmtisë së parë që shikonin të huajt kur zbrisinin me avion në Rinas, por interesat e fuqishme dhe ndoshta kostoja e anullimit të lejeve për gurore, bënë që ky premtim të harrohej./Adriatik Doçi