Prapaskena sjell sot evidenca bazuar në dokumente që ngrenë dyshime të forta për një histori pazaresh dhe gjobëvënie të kamufluar të Sali Berishës ndaj biznesmenit pranë pushtetit, Artan Dulakut, përfitues i pasurive dhe parave publike.
Për vite me radhë, Sali Berisha ka artikuluar akuza të rënda ndaj Artan Dulakut. Madje në vitin 2010, Dulaku e paditi Berishën për shpifje. Sipas padisë, Berisha ishte shprehur për mediat se “Don Dollaku, Tan Dollaku, në zemër të Tiranës ka përvetësuar me firmë të Edvin lakuriqit 54.153 metra katrore”.
Por, Dulaku duket se ka ndryshuar strategji me kalimin e viteve, duke ndjekur një praktikë që e kanë aplikuar edhe shumë biznesmenë të tjerë.
Dulaku ka nisur të joshë Shkëlzenin, i cili duket se është personazhi kyç që dikton dhe orienton sulmet e babit, të cilin e përdor masivisht për marrje pasurie përmes shtrëngimit.
Disa fatura konfidenciale të siguruara nga Prapaskena tregojnë se Tan Dulaku financon median e Familjes Berisha.
Konkretisht, Tring Tv kalon çdo muaj 7 milionë lekë në llogaritë e Syrit Tv, që njihet gjerësisht si televizioni i Familjes Berisha, e cila e administron përmes shokut të Shkëlzenit, Gaz Spahia, ish drejtor Tatimesh gjatë qeverisjes së Berishës.
Spahia, i cili posedon makina lukzose dhe apartamente të pajustifikuara me burime të ligjshme, ku vetëm apartamenti tek Garda kushton mbi 400 mijë euro, dyshohet se mbulon edhe disa pasuri të Shkëlzenit.
Duket se çuditshme se si SPAK po arreston kryebashkiakë dhe ish zëvendës kryeministra, ndërsa ende nuk po godet këtë nyje korrupsioni dhe pastrimi parash.
Tring Tv, e cila kalon para në llogari të Syrit Tv, administrohet pikërisht nga Artan Dulaku dhe është në pronësi të kompanisë Concord Investment. Dulaku është sërish administrator dhe aksioner kryesor i kompanisë Concord Investment.
Kompani Concord Investment ka përfituar dy prona të ushtrisë në Sarandë nga Olta Xhaçka, Anila Denaj dhe mund të jenë përfshirë edhe Mimi Kodheli dhe Arben Ahmetaj.
Pasuria publike që kaloi në duart e Dulakut është sekuestruar nga SPAK për llogari të një hetimi që pritet të çojë drejt prangave Olta Xhaçkën, për shkak të implikimit të saj kur ishte ministre e Mbrojtjes.
Nuk dihet nëse Xhaçka ka vepruar apo jo nën urdhrat e Ramës, por Dulaku njihet për lidhje të forta interesash me Ramën. Ky i fundit e ka shpallur Dulakun dy herë investitor strategjik, për projektin e investimit “San Pietro” dhe për projektin e investimit “Gone Perivol”.
Bashkë me hotel Melia, Dulaku është lakuar për pastrimin e dhjetra dhe ndoshta qindra milionë euro. Dulaku konsiderohet nga mediat si themeluesi dhe hinka e pastrimit të parave të pista në ndërtim në Shqipëri.
Po pse Sali Berisha, njeriu që fut hundët në derën dhe deri te çarçafët e shumë politikanëve, botuesve, biznesmenëve dhe personazhve që i projekton si armiq, nuk flet për kalimin korruptiv të bazës së Sarandës në duart e Tan Dulakut?
Ky që pretendon se denoncon korrupsionin, si ka mundësi që nuk flet për lidhjen mes Ramës dhe Dulakut, me pasojë grabitjen e pasurive dhe parave publike?
Pse Berisha nuk e përmend më Don Dulakun?
Dulaku duket se nuk e ka blerë heshtjen e Berishës, i shpallur non grata nga SHBA si i korruptuar, vetëm me 7 milionë lekë në muaj që i jep Syrit Tv.
Në verën e vitit, portali Dritare.net, raportonte se “Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha po shijojnë pushimet luksoze mes Sarandës e Korfuzit. Të shtunën ata u vendosën në vilën luksoze të ndërtuesit të njohur, Artan Dulaku në Keep Merli, ku një natë kushton 2 mijë euro. Po ashtu ai ka vënë në dispozicion jahtin e tij luksoz për të udhëtuar në Greqi.
Armina dhe Shkëlzeni, këtë të dielë lundruan me jahtin e pangatërrueshëm të Dulakut dhe pushuan në Korfuz. Një klauzolë e shtetit helen lejon jahtet luksoze nga Shqipëria të hyjnë në Greqi, pavarësisht Covid-it. Pas këtij udhëtimi mbresëlënës, biznesmenit të njohur do t’i hiqet nofka Dondollaku, siç Berisha e ka quajtur shpesh në përmendjet e tij“.