Granada ka nisur stërvitjen, por në mesi e lojtarëve mungojnë Vajsmani dhe Myrto Uzuni. Sulmuesi shqiptar ka pasur nevojë për më tepër kohë për të pushuar pas angazhimeve që pati në muajin qershor me Kombëtaren.
Lojtari nga Berati do i bashkohet grupit ditën e dielë, ndërsa ditët e fundit ka qenë duke shijuar pushimet e tij në Santorini.
Por edhe në kohën e tij të lirë Uzuni nuk e heq fanellën e Granadës. Lojtari shqiptar ka shpërndarë disa fotografi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku i mban veshur fanellën e Granadës. Në shpinën e tij lexohet fjala “pichichi”, e cila nënkupton golashënuesin më të mirë të kampionatit.
Video:
https://twitter.com/GranadaCF/status/1679111697129254913?