Dje parlamenti votoi thuajse njëzëri dhënien e lejes gjykatës qe nëse ajo vendos, të arrestojë ish zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, deputet i maxhorancës tonë, i Partisë Socialiste. SPAK e kërkoi këtë leje dhe rezultati dihej.
Tashme ka një thuajse konsensus që në raste të tilla parlamenti nuk do behet pengese. Edhe unë votova pro. Me bindjen dhe shpresën se drejtësinë e jep gjykata dhe jo politika. Ne fund te fundit heqjen e imunitetit e shkaktoi vete i pandehuri. Besoj dhe ai po të qe prezent do duhej të votonte pro.
Ne i besojmë SPAK ut dhe drejtësisë se re. Lavire bulevardi është korrupsioni dhe jo Reforma në Drejtësi.
Megjithatë më takon te analizoj disa elemente qe e komprometojnë deri diku procedurën e djeshme.
Se pari dua te them qe shpejtësia e vendimit nuk erdhi si pasojë e mbivendosjes se drejtësisë mbi politiken por e politikës mbi drejtësinë. Parlamenti një ditë më parë, për shkak te qasjes komuniste të opozitës u kthye në një plenium komiteti qendror. Jo për shkak te sallës ish komuniste, por për shkak te strukturës mendore politike.
Argumenti me bërtitës ishte pandehma sipas te cilës maxhoranca, duke respektuar afate logjike te dëgjimit te paleve po i jepte kohe Ahmetajt te fshihte, asgjësonte prova apo te kërcënonte dëshmitarë. Dmth pika Prokurorisë qe paskësh lënë provat për këto dite deri te hënën dhe fale zotit i doli për zot opozita. Nje absurditet. Parlamenti iu nënshtrua presionit komunist te opozitës, gojeçthurrjes dhe gojeçthurrurit te saj. U be nje gjyq “popullor”.
Opozita bërtiste me shpresën se dënimi i Ahmetajt te PS do lante mëkatet e non gratave te PD.
Dhe votimi ishte me shume një nënshtrim ndaj gojëçthurrjes sesa përgjigje korrekte ndaj dosjes. Shumica e deputeteve nuk e kane lexuar dosjen. Kjo s’do te thotë qe te hënën do e votonin ndryshe.
Fati i votimit është i paracaktuar tashme. Kemi vendosur ne parim qe çdo kërkesë te SPAK do i përgjigjemi me po. Veçse përgjigja duhet te jete serioze, e peshuar, mësimdhënëse ndaj politikes dhe e besueshme për publikun. Te hënën votimi mund te ishte moralisht me legjitim.
Ndërkohë une sugjeroj qe here tjetër prokuroria duhet te sjelle ne parlament vetëm një material thelbësor, dhe prova thelbësore qe arsyetojnë nevojën e heqjes se imunitetit. Sepse vënia ne dispozicion te gojeçthurrjes politike e nje dosjeje me detaje te panevojshme, por interesante për gojeçthurrje, vetëm dëme sjell dhe jo përfitime te moralit te se drejtës.
Dhe besoj është rasti qe deputete, te cilet kane nxjerrë ne publik sekrete hetimore te përgjigjen penalisht. Janë këto sekrete hetimore, te dala sheshit qe dëmtojnë provat dhe jo realizimi i procedurës se votimit ditën e hënë siç ishte planifikuar.
Pra dje fitoi gojeçthurrja politike mbi drejtësinë. Opozita i dha një karte politike ne dore mbrojtjes se te pandehurit.
E beri për ta favorizuar? Jam i bindur qe jo. E beri për te lare fytyrën e vet. Për ti thëne publikut se drejtësia është ajo dhe jo SPAK u, jo gjykata. Prandaj ritëm se dje fitoi politika mbi drejtësinë.