Grida Duma, pasi foli gjithë kohën e emisionit, të dhënë dhuratë nga Juli Xhokaxhi në “Byro” ku debatuesit e tjerë nuk arritë të thonë as natën e mirë, këputi dhe qyfyret e radhës . Foli për moralin , për sjelljen e mrekullueshme të opozitës së sotme, kur ishte në pozitë, që as nuk dhunonte dhe as ndëshkonte, por toleronte me zemërgjërsi.
Foli dhe për kryetarin Basha, që nuk ka lënë vend pa folur, për çeljen e negociatave dhe për të bindur të pabindurit e Europës.
Në fund e mbylli me një thënie, që i vui kapak të gjithave: Qytetarët nuk protestojnë, ndaj është kaq e vogël pjesmarrja në protesta, sepse janë shumë të varfër dhe kanë frikë se i shikon Rama dhe u heq ndihmën sociale?!
Kjo ishte konkluzioni Gridës, për tu thënë shqiptarve se ne populli na do, por ka frikë Ramën, ndërsa demokratët, kanë vërtetuar dhe po vërtetojnë, se ata nuk dalin në shesh me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, e cila ende nuk ka ftohur karrigen e pushtetit./ Ekskluzive.al