“Ngatërresa” e shqiptarëve me shprehjen e vlerës reale të parave duket se daton edhe më herët se në vitet 1964-’65, kohë kur u zëvendësua leku i vjetër me lekun e ri.
Përcaktimi i një kursi të ri për monedhën shqiptare ka qenë një praktikë e ndjekur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore ne Shqipëri.
Në këtë periudhë, me argumentin e luf.tës kundër inflacionit, u ndërmorën operacione monetare që pakësuan me më shumë se 5 herë sasinë e kartëmonedhave në qarkullim.
Brenda 3 vitesh, të paktën 3 herë shqiptarët janë përballur me ndryshimin e kursit të parasë, duke u marrë paratë që zotëronin e duke u dhënë para të tjera, me kurs të ri.
Iljaz Fishta dhe Veniamin Toçi kanë analizuar në studimet e tyre me imtësi operacionet monetare të ndërmarra në vitet e para të pas çlirimit në Shqipëri. Pas çlirimit, në qarkullim në Shqipëri rezultojnë se kanë ishin 379 milion e 808 mijë e 895 franga shqiptare në qarkullim në formën e bankënotave.
Regjimi dyshonte se një shumë e madhe kartëmonedhash ishin nxjerrë jashtë vendit e që mund të përdoreshin për qëllime të ndryshme, mes të cilave edhe për të financuar rrëzimin e pushtetit.