osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

FAKSIMILE/ A është i mbushur SPAK me analfabet funksional që krijojnë krime imagjinare nga …padituria?! Bie aludimi se pagoi Zoto: Damian Gjiknuri udhëtim e fjetje të paguara nga ministria

FAKSIMILE/ A është i mbushur SPAK me analfabet funksional që krijojnë krime imagjinare nga …padituria?! Bie aludimi se pagoi Zoto: Damian Gjiknuri udhëtim e fjetje të paguara nga ministria

Dosja e paraqitur në Kuvend nga SPAK përmes të cilës kërkon autorizimin për të arrestuar ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj përmbante disa të dhëna ku dyshohej se biznesmeni Klodian Zoto kishte paguar në dy episode hotele në emër të ish-ministrit të Industrisë dhe Energjisë Damian Gjiknuri në Vjenë dhe Frankfurt.

“Në emailin e shtetasit Klodian Zoto më datë 12 mars 2014 rezulton se i është dërguar email nga booking.com për prenotimin e tij në Radisson blu sky hotel Vienna ku i konfirmohet rezervimi me nr… në adresë…. me guest name Damian Gjiknuri me periudhën 12.3.2014 deri në 13.3.2014.”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Por si qëndron ky fakt në realitet përtej asaj çka është gjetur në e-mailin e Zotos? Gazeta TemA disponon faturat për rezervimin dhe pagesën e hotelit ku ka qëndruar Gjiknuri në datën 12 Mars. Konkretisht, rezulton se Gjiknuri NUK ka fjetur në Radisson Blu Sky Hotel Vienna sikurse pretendohet nga këqyrja e e-mailit të Zotos.

Dokumentet zyrtare tregojnë se Gjiknuri në datën 12 mars 2014 ka fjetur në Hotel Ambassador me rezervimin me numër TL 34979619, Standard Sigle Room me emrin Mr. Damian Gjiknuri. Rezervimi dhe pagesa e hotelit konfirmohet të jetë kryer nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë titullar i të cilës ishte në atë kohë Gjiknuri.

Sipas urdhërit të shërbimit rezulton se Gjiknuri ndodhej për vizitë pune në Vjenë në kuadër të bisedimeve që qeveria shqiptare po zhvillonte me kompaninë çeke CEZ për rishtetëzimin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike.

Gjiknuri shoqërohej në këtë udhëtim nga këshilltarja e tij Entela Çipa, pjesë e grupit

negociator për çështjen e ÇEZ, ashtu sikurse ishte edhe ministri Ahmetaj po pjesë e grupit

negociator nga pala e qeverisë shqiptare. Negociatat zhvilloheshin në Vjenë nën kujdesin e Komunitetit Evropian të Energjisë.

Rasti i dytë cituar në dosjen e SPAK është ai i një fjetjeje të pretenduar në Frankfurt të Gjermanisë në datën 8 Shkurt 2014. “Ekziston dyshimi se shtetasit Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri janë takuar dhe kanë qëndruar bashkë më datë 08.02.2014 në Frankfurt me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto,” thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Gazeta TemA disponon edhe urdhërin e shërbimit jashtë vendit për rastin e dytë të cituar në dosjen e prokurorisë që përkon me udhëtimin tranzit nga Frankfurti, Shkurtin e vitit 2014.

Sipas urdhërit të shërbimit, rezulton se Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë zhvillonte një shërbim në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të merrte pjesë në Sesionin Shkencor që do të zhvillohej në Universitetin e Harvardit. Nisja për këtë shërbim është në datën 8 Shkurt 2014 dhe kthimi në datën 17 Shkurt 2014.

TemA disponon edhe rezervimin nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë të biletës së udhëtimit me itenerarin: Nisje nga Tirana në datën 8 Shkurt, ora 05:50 dhe mbërritje në Romë në orën 07:15; Nisje nga Roma në datën 8 Shkurt, ora 18:40 dhe mbërritje në Frankfurt në orën 20:45; Nisje nga Frankfurti në datën 9 Shkurt në ora 11:20 dhe mbërritje në Boston në orën 13:30.

Urdhëri i shërbimit përcakton qartësisht se “Ministria e Energjisë dhe Industrisë merr përsipër pagesën për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të udhëtimit, akomodimit, dietat, siguracionin shëndetësor”.