Nga emocionet që dhuruan performancat e jashtëzakonshme të Saimir Pirgut e sopranos së njohur gjeorgjiane Nino Machaidze, tek backgroundi mistik e interpretimet e Luiza Xhuvanit, Ema Andreas, Nik Xhelilajt e Kristian Koroveshit, këngët romantike të Pirro Çakos, rikthimi i Ledina Çelos, energjia e Arilena Arës, performanca elektrizuese nga Soni Malaj e Rovena Dilos, dhe ngjyrat e zërit të Marsela Çibukajt, të gjitha këto e bënë magjike koncertin gala të mbajtur në Butrint me emrat më të spikatur të artit e kulturës nën kujdesin e Vera Grabockës.
Në qendër të tij ishte aktori i madh Timo Flloko, njëkohësisht një poet me ndjeshmëri të jashtëzakonshmë, i cili i dha zë vargjeve më të bukura për jetën e dashurinë.
Jehona e atij eventi vazhdon për të gjithë ata që ishin të pranishëm. Mes tyre, edhe aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Mariana Kondi. Përmes një postimi në Instagram, Mariani përcolli të gjithë emocionet dhe ndjesitë e përjetuara atje, me sinqeritetin e plotë që e karakterizon.
“Yjet ne Butrint…. Rikujtuam shume momente te rendesishme… Zemra u gezua, shpirti shkoj lart ne qiell,dhe truri u rikthye, ke dashuria!
Bota shuhet pa dashuri, por duhen edhe armiqte! I madherishem Timo Flloko ne kete nate!
Shume njerez ishim, te mire dhe jo mire, te bukur dhe jo te bukur, te mencur dhe jo aq shume, bisnesmene dhe jo, politikane dhe te thjeshte, artiste dhe pseudo artist!
Vera Grabocka je po aq e madherishme sa bashkshorti juaj! Nate magjike qe nuk harrohet, kurr se aty ishte nje jet e bukur brenda Qytetit Antik!”, ka shkruar ajo.