osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çfarë është një rrymë thithëse dhe pse është kaq e rrezikshme ajo? Një video me udhëzime se si mund të evi

Çfarë është një rrymë thithëse dhe pse është kaq e rrezikshme ajo? Një video me udhëzime se si mund të evi

Humbjet e jetës në det janë të shumta çdo vit. Fatkeqësisht shumë pushues mbërthehen nga grackat e atyre që njihen si rryma thithëse, dhe duke mos ditur si të veprojnë vënë në rrezik jetën e tyre.

Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Dr Skënder Brataj tregon se humbja e jetës në det ndodh shpesh për disa fenomene që ne duhet t’i njohim.

Doktori shpjegon se si lindin këto fenomene dhe si duhet vepruar për të dhënë ndihmën e parë, në mënyrë që të mos mbetemi ne grackat e rrymave thithëse dhe të ndihmojmë për të shpëtuar jetën e personave që po mbyten!

Çfarë është një rrymë thithëse dhe pse është kaq e rrezikshme ajo?

Si pasojë e këtij fenomeni vdesin shumë persona në vit, por vetëm 5 për qind e tyre e dinë se për çfarë bëhet fjalë. Të gjitha rojet bregdetare profesionistë e njohin mirë këtë fenomen, por pavarësisht kësaj rreth 100 prej tyre çdo vit në Amerikë, humbasin jetën kur hyjnë për të dhënë ndihmën e duhur. Po ashtu edhe qindra pushues. Rreth 80 përqind e shpëtimeve të kryera nga rojet e plazhit janë të lidhura me këtë fenomen natyror.

Një rrezik në det është një rrymë e fortë uji, e cila varet nga shpejtësia e erës dhe relievit bregdetar, që krijohet në det, oqean, ose liqen, në afërsi të bregut dhe vepron duke na larguar nga bregu drejt thellësisë së detit.

Mekanizmi i formimit të rrymave thithëse është një lojë ndërmjet masave të ujit të shtyrë nga era dhe morfologjia dhe formimi i relievit të bregdetit. Si formimi i rrymave gjatë bregdetit, ashtu edhe rrymat thithëse janë të lidhura me gradientin hidraulik që krijohet për shkak të fluksit të ujit drejt tokës, veçanërisht gjatë fazave të stuhisë, dhe përplasjes së këtyre masave ujore me njëra-tjtrën, duke krijuar rryma të fuqishme drejt thellësisë së detit me një energji shumë të madhe dhe me një shpejtësi prej 9 km në orë drejt fundit të detit.

Shumë herë kjo rrymë drejtohet në fund të detit, i cili bëhet më i thellë duke shtuar shpejtësinë dhe fuqinë e rrymës. Prandaj këto rryma me energji dhe shpejtësi të madhe nuk mund të përballohen as nga notarët më ekspertë. Shumë faktorë mund të shkaktojnë një rrymë thithëse, përshembull nëse lartësia e dallgës ndryshon me shpejtësi do të kemi një rrymë thithëse.

Rreziku kryesor që vjen nga një rrymë thithëse është largimi juaj nga bregu i detit. Kjo rrymë largo lehtësisht edhe notarët më profesionistë.

Por sa e rrezikshme është një rrymë thithëse dhe nga se varet?

Rrezikshmëria e këtyre rrymave është se ato rriten me shpejtësi në një kohë shumë të shkurtër, duke mos na dhënë kohë për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Shumë persona që nuk dinë të notojnë preferojnë të rrinë në breg të detit sepse ndihen të sigurt pasi këmbët e tyre prekin fundin e detit, por as në këtë rast nuk janë të sigurt nga rrymat thithëse, pasi ato mund t’i tërheqin me shpejtësi drejt thellësisë së detit, e nëse nuk dinë të notojnë mund të rrezikojnë jetën.

Ka shumë ide të gabuara në lidhje me rrymat thithëse. Ajo më e zakonshmja është se rryma thithëse të zhyt në ujë, por në të vërtetë rryma nuk të zhyt, por thjesht të largon nga bregu.

Një ide tjetër e gabuar është se nëse ju tërheq një rrymë thithëse, ju do të jeni në det të hapur përgjithmonë. As kjo nuk është e vërtetë. Mund t’ju çojë larg bregut nga 50 deri në 100 metra. Këto distanca me siguri i bëni duke notuar për tu kthyer në breg të detit, duke u spostuar majtas, ose djathtas rrymës.

Studimet tregojnë se kur nuk notojmë kundër rrymës thithëse edhe kur përfundojmë në thellësi ajo mund t’ju kthejë mbrapa. Pasi në 80 për qind të rasteve rrymat lëvizi në mënyrë rrethore, duke u rikthyer drejt bregut.

Po ashtu, një ide tjetër e gabuar është se nëse nuk e shikoni me sy të lirë një rrymë thithëse nuk duhet të shqetësoheni. Në të vërtetë nuk është kështu. Mund të shfaqen nga asgjë.

Po si mund të dallojmë një rrymë thithëse?

Për të dhënë një përgjigje të saktë duhet të dimë se çfarë ndodh saktësisht. Shpesh herë deti është i qetë me sy të lirë dhe duket perfekt për të notuar. Por bëni kujdes mos lejoni qetësinë t’ju mashtrojë. Pasi mund të jeni duke notuar në vendin më të gabuar dhe të rrezikshëm për rrymat thithëse.

Çfarë duhet të keni parasysh? Disa sipërfaqe kanë ngjyrë më të errët se sa pjesa tjetër. Është një zonë e qetë mes dallgëve, duken alga dhe shkumë që lëvizin drejt bregut dhe janë vendi ideal i krijimit të rrymave.

Por si duhet të veprojmë nëse ndodhemi në një rrymë thithëse?

Kur një person mund të tërhiqet nga një rrymë thithëse, mënyra se si reagojmë vendos për fatin e tyre.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të ruani qetësinë, pasi paniku nuk mund t’ju ndihmojë, por ju vë më shumë në rrezik.

Kërkoni ndihmë me zë të lartë, ose ngrini duart lart për tu dalluar nga të tjerët.

Në radhë të dytë është e rëndësishme të kurseni energji. Shpesh këto rryma janë të shkurta në kohë, ndaj mos tentoni të notoni kundër tyre drejt bregut edhe nëse ju duket afër.

Distanca ku mund t’ju çojë rryma nuk është më shumë se sa 100 metra në det të hapur nga bregu ku ju ndodheshit.

Kini kujdes pasi edhe rryma thithëse më e dobët lëviz me shpejtësi më të madhe se sa ju mund të notoni.

Nëse luftoni me rrymën do të shpenzoni të gjithë energjitë dhe forcën, gjë e cila sjell pasoja tragjike.

Rrymat thithëse formohen nga 50-100 metra në formë rrethi dhe më pas, kthehen mbrapsht drejt bregut.

Specialistët që kanë studiuar rrymat shprehen se nuk ekziston një strategji për t’ju shpëtuar atyre. Në këto raste duhet të merrni parasysh kushtet dhe karakteristikat e tyre.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të qëndroni të qetë dhe mos harroni të ngrini duart që dikush t’ju shikojë dhe të sinjalizoni që jeni në rrezik dhe keni nevojë për ndihmë urgjente.

Ka dy mundësi, rryma në 80 për qind të rasteve mund t’ju kthejë në breg të detit dhe ju duhet vetëm të prisni që ajo të qetësohet.

Mundësia e dytë është që rryma t’ju çojë në det të hapur deri sa humbet fuqinë e saj, pikërisht në këtë çast ju duhet të nisni të notoni anash rrymës dhe të notoni drejt bregut të detit dhe të ndiqni udhëzimet e rojës së plazhit.

Specialistët kanë tentuar të shpëtonin duke notuar paralelisht më rrymat, por e kanë parë se është e vështirë të dominonin.

Sipas tyre nëse kapeni nga një rrymë thithëse duhet të relaksoheni ta lejoni atë t’ju marrë dhe pastaj kur të dobësohet të ktheheni me not drejt bregut, ose të prisni ndihmën e rojeve bregdetare.