osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Karteli i sigurimeve në Shqipëri fitime rekord! Siguron por paguan shumë pak për të thënë aspak

Karteli i sigurimeve në Shqipëri fitime rekord! Siguron por paguan shumë pak për të thënë aspak

Tregu i sigurimeve arriti fitime rekord në vitin 2022.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), rezultati financiar neto i tregut arriti vlerën e 1.63 miliardë lekëve ose 14.3 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë, fitimi i siguruesve shqiptarë është rritur me 171%.

Kontributin kryesor në rritjen e fitimeve e dha segmenti më i madh i tregut, ai i sigurimit të Jo-Jetës. Statistikat tregojnë se kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës raportuan fitim neto në vlerën e 1.44 miliardë lekëve ose 12.6 milionë eurove (me kursin e ditës së fundit të vitit 2022).

Fitimi i tregut të Jo-Jetës u rrit me 207% krahasuar me vitin 2021. Rritja e fitimeve u ndikua pozitivisht nga dyfishimi i rezultatit teknik (rezultati i lidhur me aktivitetin sigurues), por edhe nga rritja e rezultatit neto nga investimet.

Përmirësimi i rezultatit teknik erdhi në radhë të parë nga rritja e primeve të fituara neto nga siguruesit, që arritën në 15.36 miliardë lekë, në rritje me 11% krahasuar me një vit më parë.

Edhe dëmet neto të paguara nga shoqëritë e sigurimit vitin e kaluar shënuan rritje, me 15.3% krahasuar me një vit më parë. Raporti i dëmeve neto (pa përfshirë pagesën e dëmeve nga risiguruesit) në raport me primet e fituara neto vitin e kaluar u rrit në 36.26%, nga 34.92% që kishte qenë një vit më parë.

Por, një ndikim të rëndësishëm në rritjen e fitimeve të siguruesve duket se ka pasur frenimi i shpenzimeve të veprimtarisë, që rezultuan në nivele të përafërta me vitin 2021. Efekt të konsiderueshëm në këtë drejtim duket të ketë pasur hyrja në fuqi e rregullores së AMF, që vendosi një tavan në komisionet e ndërmjetësimit për shitjen e produkteve të sigurimit të detyrueshëm motorik.

Raporti i shpenzimeve, që përfaqëson raportin midis shpenzimeve operative neto dhe shpenzimeve të tjera neto për sigurimet, kundrejt primeve të fituara neto, vitin e kaluar ra në 43.78%, nga 47.22% që kishte qenë një vit më parë.

Edhe kompanitë e sigurimit të Jetës arritën rritje të ndjeshme të fitimit neto, në shumën e 187 milionë lekëve, 43% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndikimin kryesor e dha rritja e rezultatit teknik me pothuajse 67% krahasuar me një vit më parë, ndërsa rezultati nga investimet dha një ndikim negativ, duke e reduktuar disi shkallën e rritjes së rezultatit financiar neto.

Rritja e rezultati teknik dhe e fitimit të tregut të Jetës erdhi nga rritja e primeve të fituara nga neto dhe paralelisht edhe nga ulja e shpenzimeve për dëme. Në vitin 2021, kompanitë e sigurimit të Jetës u përballën me një rritje të shpenzimeve për dëme, kryesisht për shkak të pasojave të pandemisë. Vitin e kaluar, ky efekt duket se u tejkalua, duke ndikuar në uljen e shpenzimeve për dëme dhe në rritjen e fitimeve të tregut të Jetës.

Ndërkohë, shpenzimet operative të kompanive vijuan të rriteshin edhe vitin e kaluar, kryesisht në segmentin e shpenzimeve të marrjes në sigurim. Kompanitë e sigurimit të jetës vazhdojnë të kenë komisione të larta shitjeje, element që ka një ndikim të rëndësishëm në strukturën e shpenzimeve të tyre. Për shoqëritë e sigurimit të Jetës, raporti i shpenzimeve neto u rrit më tej në 56.94%, nga 55.84% që kishte qenë një vit më parë