Deri në vitin 2030 Shqipëria do të antarësohet në BE“. Lajmi vjen nga Parlamenti Europian i cili ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure raportin për Shqipërinë, i cili ka kaluar me 536 vota PRO, 54 kundër dhe 32 vota abstenim.
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos u shpreh se Shqipëria po e përmbyll në kohë rekord procesin e ashtëquajtur “screening” duke qene besimplote se anësimi i vendit tone në BE do të përfundojë maksimalisht deri në 2030, shkruan “Shqiptarja.com”.
“Ne besojmë se do të krijohen kushtet që procesi i anëtarësimit në BE të përfundojë deri në vitin 2030. E ardhmja e Shqipërisë është në BE”, u shpreh Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.