Viena është sërish qyteti me nivelin më të lartë të jetesës në botë. Klasifikimi është publikuar nga “Economist Intelligence Unit” dhe rikonfirmon cilësitë e vlerësimit si vendi ideal i rezidencës, i jetës profesionale, por edhe si destinacion turistik.
Nga vëzhgimet e pervitshme janë një sërë faktorësh që merren në konisderatë si stabiliteti e siguria, mbështetja shëndetsore dhe gjithë sistemi shëndetësor, kultura, mjedisi, arsimimi dhe infrastruktura.
Përtej tyre, qyteti ka vlerë të shtuar dhe nga shkëlqimi dhe eleganca e epokës perandorake, që e bën të jetë gjithnjë mjaft i frekuentuar nga turistë nga e gjithë bota.