Kreu i SPAK, Altin Dumani u paraqit ditën e djeshme në Kuvendin për të bërë kërkesën për heqjen e imunitetit dhe mandatit të deputetit të ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.
Në foton e hyrjes së Dumanit në parlament është zbuluar një detaj interesant. Kreu i SPAK para se të paraqiste dosjen në Kuvend, ka folur edhe përmes gjuhës së simbolikave, pasi ai është kujdesur që veç dosjes hetimore të mbajë në dorë në momentin që do futej në Kuvend edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për të përçuar një mesazh të qartë:
Prokuroria e Posaçme bazohet vetëm te Kushtetuta e Shqipërisë dhe te asnjë faktor tjetër, qoftë i brendshëm i jashtëm apo ndërkombëtar.
Sjellja e tij na kujtoi Ilir Metën, kur betohej dhe puthte Kushtetutën ne çdo vend, mbasi ishte provuar se ishte njeriu që e bëri Kushtetutën leckë, për të fshirë prapanicën e sojit të tij. Tellalli.al