Ardian Kastrati, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës e ka quajtur “ballkonin e turpit“, fotografinë e postuar nga Albin Kurti në ”ballkonin e Qeverisë“, ku bashkë me të është edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjuca, minsitrja e Jashtme, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeminsitri, Besnik Bislimi.
Deputeti i PDK-së, tha se aktorëve në fotografi nuk iu ka mbetur asgjë përpos të tallen e të bëjnë hajgare me veten.
Ai përmendi ”një dokument strategjik“ që thotë ta ketë përpiluar edhe Kurti, ku sipas tij ”duhet të shpërndajnë sa më shumë thashetheme“.
”Çka ju ka mbetur tjetër përpos këtyre ironizimeve me bë hajgare. A e keni pa atë dokumentin strategjik të merremi me thashetheme sepse 40 për qind janë analfabetë. Kjo fotografi tregon banalitetin që kanë dalur këta bukuroshat“, tha Kastrati te DPT te Fidani në T7, të martën.
Sipas tij në atë ballkon është dashur të diksutohen shumë çështje në interes të Kosovës, e jo të bëhet hajgare.
Kur priten të mbahen zgjedhjet në Veri, sipas ujdisë Bislimi- Lajçak