Një 37-vjeçar shqiptar nga Fieri, pjesë e kartelit më të madh të drogës në Ekuador është dënuar me 3 vite burg për pasuri të pajustifikuar. I riu rezulton gjithashtu me precedent penal.
Artur Rrapaj, shqiptari i arrestuar në një bastisje të kyer në banesat e kreut të kartelit ekuadorian ‘Gato’, ka zbuluar të dhëna për marrëdhënien e kartelit ‘Nueva Generación’ me mafian shqiptare. Wilder Emilio Sánchez Farfán, alias ‘Gato’, u arrestua në Pasto, Kolumbi .
Por, në të njëjtën kohë, disa bastisje u kryen në Ekuador. Agjentët mbërritën në pronat ku supozohej se edhe shqiptari Artur Rrapaj banonte me alias ‘Gato’.Pas kontrollit u bë arrestimi i tij.
Si fillim ndaj tij u regjistrua hetimi për pasuri të pajustifikuar pa e identifikuar si anëtar të strukturës së Nueva Generación Cartel, organizatës që drejtohej nga Sánchez Farfán. Oficerët e uniformuar identifikuan se mafia shqiptare që vepron në Guayas punon me kartelin Nueva Generación. shkruajnë mediat e huaja.
Si pjesë e trafikut të drogës, i riu kishte si qëllim blerjen e kokainës së lirë dhe futjen e saj në tregun italian, ku mësohet se trafiku bëhej këtë përmes anijeve detare dhe kontejnerëve tregtarë.
Nga këtu doli në dritë fakti se ky i fundit kishte precedentë penalë dhe në Shqipëri dhe qëndronte në Itali me një pasaportë të skaduar 10 vite më parë.
Që nga vitet 2000, e ashtuquajtura mafia shqiptare ka dërguar persona në Amerikën Latine, Meksikë, Ekuador, Kolumbi dhe Peru me qëllim blerjen e kokainës së lirë.