osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Për 50 guroret e Ilir Metës, jo vetëm të masakrojnë por të ekzekutojnë, po të protestosh e denoncosh!

Për 50 guroret e Ilir Metës, jo vetëm të masakrojnë por të ekzekutojnë, po të protestosh e denoncosh!

Rrahja barbare, që fisi Rraja u bëri dy banorëve të fshatit Borizanë, tregoi se pronarët e guroreve nuk janë njerëz të thjeshtë, por shefa të politikës, familjarë e ortakë të tyre, të cilët nuk bluajnë gurë kot, por nxjerrin miliarda lekë pa paguar asnjë qindarkë në shtet e duke shkatërruar banesa.

Ka shumë fakte, që dëshmojnë se edhe për guroret e Ilir Metës, “të fortët” e paguar prej tij, kanë shtruar në dajak, kanë masakruar e kanë gjymtuar, banorë të zonave që janë ankuar në bashki, ose kanë denoncuar në media e polici.

Ka edhe video, për shumë raste përleshjesh mes banorëve të fshatrave dhe punëtorëve të guroreve të Ilir Metës në Berat, Skrapar, Urë-Vajgurore, Dajt, Elbasan, Pogradec e Korçë, ku prej tij janë dërguar dhe banda të armatosura.

Sidomos gjatë viteve kur Ilir Metaj ka qenë kryeministër, zv/kryeministër, Kryetar Kuvendi dhe në 3 vitet e para President Republike, ka pasur protesta nga banorët për dëmtimin e shtëpive, të rrugëve dhe zhdukjen e ujit e kullotave.

Por banorët janë rrahur, jo vetëm nga bandat që dërgonte Ilir Metaj, por dhe nga Forcat Speciale të Policisë së Shtetit, që urdhëroheshin për të larguar banorët protestues nga guroret. Ndërsa KESH e më pas CEZ-OSHEE dhe pushteti lokal, i kërcënonin me ndërprerje energjie.

Shteti i ka mbrojtur aq shumë guroret e paligjshme të Ilir Metës, sa në Tiranë, Berat, Skrapar e Kuçovë ka patur 42 akt-padi gjyqësore për të mbyllur guroret e tij, për të dëmshpërblyer banesat e dëmtuara dhe akt-padi penale kundër rrahjes.

Por prokurorët dhe gjyqtarët e kallëpit Adriatik Llalla, Arben Rakipi, Theodhori Sollaku, Arben Kraja, Klodian Braho, Fatmira Hajdari, Shpresa Beçaj, Gjin Gjoni, Alaudin Malaj etj., kanë dhënë vendime kundër banorëve të zonave. Madje 18 prej tyre janë dënuar me gjoba dhe nga 6 muaj burg, për pengim biznesi e shkaktim dëmi ekonomik në gurore.

Por policia dhe drejtësia, nuk ka guxuar ta pyeste bosin e guroreve Ilir Metaj dhe administratorin e tij Muharrem Berisha, as kur 11 punëtorë ilegalë janë vrarë në guroret e Likes në Dajt, Urën Vajgurore, Berat, Poliçan e Skrapar, pa llogaritur 43 punëtorë të plagosur rëndë.

Terrori e dhuna për të mbrojtur dhe për të mos prekur guroret e Ilir Metës, nuk ka asnjë ndryshim nga terrori dhe dhuna barbare e fisit Rraja për të mbrojtur guroret e tyre ilegale, të cilat furnizonin me inerte rrugën Thumanë-Kashar, që Babloku e Balluku ia kanë dhënë me koncesion oligarkut Bashkim Ulaj.

Ndërsa Ilir Metaj, mermerin e gurët dekorativ që nxjerrë pa leje në Skrapar, Berat, Dajt e Korçë, e çon në Greqi, si dhe i shet te vilat, pallatet e kullat që ndërtojnë oligarkët. Guroret janë “Flori e shkuar floririt”, prandaj maskrohen me banditë e polici shteti, ata që guxojnë t’i prekin. /Pamfleti