osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Enveristo salistja e Albini Vetvendosjes: BE “tigër prej letre”! Politika kosovare sulmon ashpër kryediplomaten Gërvalla

Enveristo salistja e Albini Vetvendosjes: BE “tigër prej letre”!  Politika kosovare sulmon ashpër kryediplomaten Gërvalla

Shprehja “tigër prej letre” që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përmendi të shtunën në Forumin e Dubrovnikut referuar Bashkimit Evropian në aspektin e sigurisë, ka ngjallur reagime të shumta.

Duke folur në panelin “Ballkani Perëndimor: Një momentum i ri euro-atlantik”, kryediplomatja e Kosovës ka thënë se BE-ja nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Evropë.

E ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, duke i quajtur papërgjegjësi “e përzier me megalomania dhe injorancë”.

“Evropa tigër prej letre, deklaron Ministrja e Jashtme e Kosovës në një konferencë ndërkombëtare. Çfarë papërgjegjësie, e përzier me megalomani dhe injorancë. Zatën, këto të tria rëndom shkojnë bashkë. Sa për referencë, ‘tigër prej letre’ i ka quajtur Mao Zedong SHBA-të”, ka shkruar ajo në Facebook.

E zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se Gërvalla “e zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele”, ka marrë përgjigjen e duhur nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

“Përderisa Kosova po përjeton ditët e zymta nën sanksionet e BE-së, çohet një ministre nga Kosova, që për fat të keq të shtetit të ri – qëlloi të mbajë postin e krye diplomates – dhe i kërkon llogari BE-së për sigurinë. Thuajse blloku i vendeve evropiane i detyrohet personalisht zonjës Gërvalla-Schëarz!?”.

“Ajo e godet BE-në si ‘një tigër prej letre’ duke aluduar se BE-ja u dashka t’i jap siguri Kosovës dhe eventualisht të hyjë në luftë për të!? E zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajcak e Escobar”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Ajo tutje është shprehur se “nuk ekziston një BE tjetër pos kësaj (nuk ka një BE sipas botës paralele të VV-së!) kurse i dyti ia përkujtoi asaj se vendet e NATO-s që kanë braktisur popullizimin dhe nacionalizmin janë plotësisht të lira dhe të sigurta”.

“Escobar sikur i tha rrini ju në lloqin e rivaliteteve ballkanike!? E mjerë kjo gjendje diplomatike e Republikës së Kosovës dhe e rrezikshme!”, ka përfunduar zëdhënësja e LDK-së.

Ndaj deklarimeve të Gërvallës ka reaguar edhe ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka pyetur se “nëse BE-ja pa SHBA-në është tigër prej letre çka është Kosova pa BE-në e SHBA-në?”.

“Interesant si Gërvalla thotë se BE pa ShBA është tigër prej letre. Nqs BE pa ShBA është tigër prej letre çka është Kosova pa BE e ShBA? Cila kafshë dhe prej çfarë materiali?”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.