Me ardhjen e tij në Tiranë ylli i kinematografisë turke, Tolgahan Sayisman, mori edhe dhuratën e tij të parë. Ndërsa do të qëndrojë për 5 ditë në Tiranë dhe do të jetë pjesë e finales së “Dancing With the Stars”, aktori turk pati një takim paraditen e sotme me kryebashkiakun Erion Veliaj.
“Iconstyle.al” zbuloi se ky i fundit vendosi që njihet bashkëshortin e ish-Miss Shqipërisë me kryeqytetin, duke i dhuruar një libër për Tiranën.
“Kur viziton njerëzit e gruas ne themi se je nga fshati i gruas. Nuk do të kesh kohë ta shohësh gjithë Tiranën, ndaj në këtë librin shiko pak fshatin e nuses. Në pamundësi që këto pesë ditë të jesh kudo nëpër kryeqytet, mund ta shikosh këtu nahijen tonë”, iu drejtua Veliaj Tolgahan-it.
Libri “Tirana through lens” tregon kryeqytetin përmes fotove të realizuara nga aparati fotografik.
Duke e falënderuar për dhuratën e veçantë, Tolgahan u shpreh se do të mbajë si një kujtim të veçantë.
“Do ta vendos në një vend special në shtëpi”, tha aktori turk.