Një skaf me flamur grek u mbyt në rrethana të paqarta në zonën detare mes Pireut dhe Aeginës me 8 persona në bord.
Sipas informacioneve të ERT, në vendngjarje kanë shkuar një mjet i rojes bregdetare dhe tre anije kalimtare, nën koordinimin e EKSED.
8 pasagjerët janë marrë nga roja bregdetare dhe po transportohen në Marina Zeas, ndërsa nga informacionet e para bëhet e ditur se janë në gjendje të mirë shëndetësore.