Një fat tragjik dhe absurd i ka shuar buzëqeshjen Klaudio Mirashit vetëm në moshën vetëm 23 vjeçare. I riu ndodhej në Barcelonë javën e kaluar, pasi sapo kishte shoqëruar kushëririn dhe mikun e tij në aeroport, por gjatë kthimit ndodhi tragjedia.
Klaudio po ngiste një Mercedes A Class kur përgjatë autostradës që lidh aeroportin me qendrën e Barcelonës, një copë llamarine u shkëput nga kamioni që udhëtonte përpara tij. Llamarina theu xhamin e përparmë dhe i shkaktoi therje në qafë 23-vjecarit, i cili ndërroi jetë.
Nga dëshmitë e banorëve, ambulanca erdhi me vonesë. Pasi u dërgua në spitalin e Barcelonës, 23-vjeçari qëndroi në koma. Më 3 korrik, stafi mjekësor deklaroi ditën e vdekjes.
Në xhamin e përparmë ka mbetur një çarje prej 30 cm e shkaktuar nga llamarina që vrau Klaudion teksa ngiste makinën.
Klaudio Mirashi ishte i njohur në Villorba, familja e tij me origjinë nga Shkodra kishte mbërritur në provincën e Trevisos në vitin 2006, duke gjetur një shtëpi në kufirin midis fshatrave Fontane dhe Carità.
Klaudio kishte ndjekur institutin Giorgi në Treviso, duke marrë diplomën trevjeçare. Pas studimeve iu përkushtua pasionit të tij të madh, futbollit, duke luajtur për Villorba, Treviso dhe Chievo derisa një dëmtim i rëndë e detyroi të braktisë ëndrrën për një karrierë në botën e futbollit.
Muajt e fundit ai ishte në kërkim të një pune. Ai ka lënë pas nënën, babain dhe motrën.
Dje, e premte 7 korrik, arkivoli u kthye në Itali me një fluturim nga Barcelona. Varrimi i Klaudios u kremtua sot pasdite, e shtunë 8 qershor në orën 15.30, në kishën famullitare të Fontane në Villorba.
Në fund të ceremonisë trupi u dërgua dërgohet në varrezat e Fontane.