Luiz Ejlli është personazhi më i ndjekur dhe më i famshmi në publik në Shqipëri pas fitores së arritur në “BigBrother VIP”
“FactCheck” mëson se prej datës 26 dhjetor 2022, Luiz Ejlli zyrtarisht është i pandehur për drejtësinë shqiptare si person i dyshuar për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve” kryer në bashkëpunim.
Sipas “nenit 186”, Luizi është marrë i pandehur nga Prokuroria e Lushnjës referuar kodit penal dhe rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim, në rast se do të gjendet fajtor.
Nëpërmjet këtyre dokumenteve, FactCheck sjell për herë të parë historinë për të cilën drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.
Por se sa është e vërtet nuk dihet sepse janë vetëm lajme pa asnjë fakt e provë, që punonjës të prokurorisë gojë shqyer i bëjnë nëpër klube dhe i shesin për një dopio si sensacion.