Kurti ka dalë të bëjë pazar me parat e botës, se nuk mund të bëjë tregti me paret e tij, se i dhimbset një gjë që e ka krijuar vetë.
Po ulet në tryezë negociatash, duke patur në dorë si kapital të vetin luftën e të tjerëve heronjëve të UCK dhe bombat e NATO-s, ndërkohë që vetë lexonte gazeta në burgun e Sërbisë ku ishte i sigurtë se as nuk bombardohej dhe as nuk rrezikohej nga ndonjë plumb qorr.
Ndaj perspektiva për të është e zymtë për sa kohë ai po luan bixhoz me asete që s’janë të tijat… as Kosova e as lufta clirimtare.
Por, skandaloz është fakti se shumë shqiptarë e mbështesin, sidomas ata të emigracionit, që ashtu si Albini nuk kanë shkrepur asnjë kapsoll krah ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe kur vinin gjoja si “patriot” vetëplagoseshin për tu larguar në spitalet europiane, pranë familjeve të tyre në emigracion për të shpëtuar njëherë e mirë nga makthi dhe tmerret e luftës dhe për tu mburrur sot si ish luftëtar të UÇK-së
Intriganti Kuri madje tallet me gjithë ata që kanë luftuar dhe janë sakrifuar, duke u fyer inteligjencën gjithë shqiptarëve që nuk bien në nivelin e tij, si shitës “vjetërsirash” patriotike.
Të futesh në strehën e fundit të maskarenjve…nacionalizmin, më e pakta duhet të kesh djathë për ta shitur për djathë dhe jo sapun nga ai i birucave serb, për ta ngrënë shqiptarët për djathë.
Asocacinin nuk mund ta shesi Albini si pushtim , ndryshim kufinjsh, humbje teritoresh, për të shitur veten si hero që po shpëton Kosovën kur ndaj Kosovës kontributi i tij është zero…zero.
Asocasioni është një ligj ndërkombëtar për minoritetet që aplikohet në gjithë botën, madje në Shqipëri ka dhjetra vite që bashkitë e Dropullit, Prespës dhe Finiqit janë nën drejtimin e minoritetit dhe as Dropulli, as Prespa e as Finiqi nuk janë as të Greqisë dhe as të Maqedonisë.
Por çfarë është asaocasioni i Veriut?
Asociacioni i komunave të Kosovës parashihet të funksionojë në Kosovë si organizatë jofitimprurëse e themeluar për t’u shërbyer interesave të komunave të Kosovës.
Misioni i Asociacionit është të krijojë qeverisje lokale efikase, të qëndrueshme dhe demokratike për të përmbushur nevojat dhe shërbimet e komunave.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të përfshijë dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.
Themelimi i Asociacionit është parashikuar të krijohet që në vitin 2013 me Marrëveshjen e Brukselit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës më 23 dhjetor 2015 kishte marrë vendim që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit.
Mirëpo, gjykata kishte konstatuar se parimet e përgjithshme të Asociacionit nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës.
Ndaj u bënë disa ndryshime dhe u riformatua dhe u firmos për herë të dytë në Bruksel.
Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat e qytetarëve të këtyre komunave, kryesisht në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.
Në një nga pikat e para të marrëveshjes thuhet se në pajtim me kompetencat e ofruara nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe ligjin e Kosovës për këtë çështje, komunat pjesëmarrëse do të kenë mundësi që të bashkëpunojnë për të ushtruar fuqinë e tyre në gjithë Asociacionin.
Marrëveshja fillestare thekson se Asociacioni do të krijohet mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës – që është një organizatë jofitimprurëse e themeluar për t’i përfaqësuar dhe për t’u shërbyer interesave të këtyre komunave.
Në asnjë pikë të vetme nuk flitet për ndryshime kufinjsh ashtu siç e intrigon dhe mashtron sovranisti Albin, sepse askush nuk do ta bënte një gjë të tillë. Për më tepër sepse ndryshimin e kufinjve nuk do ta lejonin kurrë ata që kanë krijuar shtetin e Kosovës. Bota nuk është Albi dhe as nuk e imagjinon, që për të kënaqur Serbin sipas Binit, të krijonte një precedent të rëndë dhe një konflikt zinxhirë në gjithë vendet e Europës, që ndajnë kufijtë me njëri tjetrin me minoritete.
Maskarada e “patriotit” Albin duhet të përfundoj që Kosova të shpëtoj, ndërsa bashkëjetesa në një shtet multietnik me 6 kombe siç është Kosova ëhtë e domosdoshme për të shpëtuar shtetin e dytë të shqiptarëve.
A do e kapërcejë Kosova Kurtin? Kjo është në dorë të opozitës dhe politikanve të modrua por kryesisht në dorë të popullit Kosovës. /Ekskluzive.al