Futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Arda Guler bëri një hap të madh në karrierë duke kompletuar transferimin në klubin nga La Liga, Real Madrid.
Gjyshja e futbollistit turk, Adiye Guler ka bërë një intervistë për DHA dhe ma treguar se sa krenare është me nipin e saj.
Po ashtu ajo ka rrëfyer historinë se si 18-vjeçari shkonte në katun dhe luante vetëm futboll, madje duke përdorur gjyshen e tij si portiere.
“Jemi shumë krenarë. Jemi shumë të lumtur, por në të njëjtën kohë, jemi të mërzitur që do ta shohim më pak. Ai është një djalë shumë i mirë. Ai nuk do të donte asgjë më shumë se vetëm një top në dorë.
“Gjithmonë luante top kur vinte në fshat gjatë verës. Më fuste në portë dhe luante futboll. Ai është shumë emocionues, me shumë qëllime të mira. Ai nuk pëlqen të ofendojë askënd. Ai na thërriste dhe lutej para ndeshjeve”, tha gjyshja e futbollistit
Te Real Madridi, Arda Guler u transferua nga Fenerbahce për 20 milionë euro.