Dhunën barbare ndaj 2 burrave të fisit Maja anëtarët e fisit Rraja zgjodhën ta filmonin. Duke i publikuar pamjet synimi ishte i qartë, mesazhi ndaj të tjerëve. Duke e ndier veten të paprekshëm Rrajat donin t’ia bënin të qartë të pambrojturve se ç’u ndodh nëse ankohen për guroren në Borizanë në pronësi të Përparim Rrajës, kushëririt të deputetit socialist Rrahman Rraja.
Me shkopinj gome dhe pistoleta në dorë një grup personash, pjesëtarë të fisit të deputetit socialist Rrahman Rraja, mësynë dje në lokalin në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe godasin dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja.
Skenat shokuese ndodhin në mes të ditës dhe në një lokal ku ka dhe qytetarë të tjerë, megjithatë kjo duket se nuk i tremb aspak anëtarët e fisit Rraja të cilët vijojnë të filmojnë çdo veprim. Ndërsa një person tjetër i nxit për të dhunuar edhe më shumë.
Organizatorët duket se e kanë çdo veprim të mirëmenduar. Kujdesen ta filmojnë për tia treguar dhe të tjerëve, me qëllim që ti frikësojë dhe të paralajmërojnë se kushdo që mund të ankohet për guroren në Borizanë të cilën ata e kishin të licencuar do ta pësonin ashtu. Veprime të ngjashme me bandat që duan të kontrollojnë territore.
Jashar Maja, i dhunuar prej tyre sërish guxon dhe ngre zërin në këtë intervistë për Report Tv i fashuar nga shkopat e bejzollit që u godit. Thotë se dhe policia ka frikë sipas tij.
“Ne po pinim kafe me djalin e xhaxhait dhe me inxhinierin Fredi Llupo i thamë inxhinierit për minat se na kanë dëmtua shtëpitë. pas 2 minuta sa kishim porosit kafen kane ardhur 10-15 vete fisi Rraja na kane goditur na kanë dëmtuar. Po diskutonim për plasjen e minave por s’na lanë na qëlluan me çdo gjë. Unë si kam borxh Xhelal Rrajës. Duhet ti dënojë shteti nëse nuk vepron shteti kjo pune do zgjidhet individualisht. Ne kemi protestuar për guroren, por nuk është na e dhënë zgjidhje nga shteti, dje po pinim kafe dhe kërkonim zgjidhje nga inxhinieri por na rrahën.
Nëse ka shtet duhet të veprojë. Njoftuam dje policinë por erdhi pas dy orësh. Ne jemi vonuar shumë për në spital se nuk vinte ambulanca, kemi mbërritur me vonese në spital në gjendje të rëndë. Policia s’kishte makine me të na çonte tek spitali i Traumës. Policia ka frikë nga ata.
Kushëriri im Bilbil Maja është ne gjendje të rëndë, ka dëmtime në koke e trup e kemi çuar në spital privat. Kërkoj drejtësi dhe dëmshpërblim për shtëpinë. Na kanë dëmtuar shtëpinë dhe na kanë rrahur. Nuk ua fal sa t’i bie dieli tokës.”- thotë Jashari për Report Tv.
Banorërt tregojnë se nuk është hera e parë që ata ankohen por nuk kanë zgjetur zgjidhje.
“Ne kemi protestuar per guroren, por nuk eshte na e dhene zgjidhje nga shteti. Nese ka shtet duhet te veproje” thotë ai.
E gjithë ngjarja ka shokuar opinionin publik dhe kërkojnë reagimin e shtetit.
“Mjafton të shihni pamjet dhe e kuptoni që aty nuk janë dy palë që përplasen, por një bandë në sulm. Për fatin tonë të keq, kjo bandë nuk është e vetme. I hasim çdo ditë sapo kalojmë pragun e shtëpisë, dhe ty si qytetar nuk mbetet gjë tjetër veç ti lutesh Zotit mos të kesh të njëjtin fat si dy vëllezërit Maja. Inegzistenca e shtetit prodhon banda dhe viktima. Kam muaj që nuk kam lenë agjenci shtetërore apo dhe polici bashkiake që kërkoj ndërhyrjen e tyre, pse dikujt i ka shkrepur në mendje të bëj biznes në mes të një kompleksi banimi.
Zhurma e biznesit të tij është e llahtarshme. Jetesa është bërë e pamundur për të paktë 6 hyrje apartamentesh. Të gjithë në hesap të vetë ia janë drejtuar shtetit. Reagimi 0. Zotnia vazhdon punën e vet i pa trazuar, nga institucionet apo nga shteti, edhe në këtë moment që po shkruaj këto rreshta. Nuk di kush e ka këtë biznes, por sapo pash pamjet me zuri frika. Unë dhe gjithkush që ankohet mund të ketë të njëjtin fat. Ndaj, kolegë të mi, ju lutem shumë kurseni të paktën fjalët se familja Maja ishte në konflikt me fisin Rrahja. Mos sot, nesër të gjithëve mund të na qëlloj të jemi në këto situata, për arsyen e thjeshtë se shteti është në anë të banditëve” shkruan gazetarja Lindita Çela.