osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ Vrasja në Fushë Krujë, arrestohet Valter Bami

VIDEO/ Vrasja në Fushë Krujë, arrestohet Valter Bami

Policia e Tiranës njoftoi mbrëmjen e sotme arrestimin e Valter Bamit, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 4 qershorit në Larushkë të Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e Gentjan Bejtjas.

Policia thotë se arrestimi i tij erdhi pas ekspertimi kimik, nga ku ka rezultuar se në dorën e majtë të 37-vjeçarit Bami, janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri. 37-vjeçari Valter Bami është vëllai i Durim Bamit, një emër i njohur nga drejtësia.

“Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 03.07.2023, ku në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit Gentjan Bejtjas, është qëlluar me armë zjarri e si pasojë ka humbur jetën shtetasi Ramazan Sino.

Rreth orës 04:00 të po kësaj date, është shoqëruar shtetasi Valter Bami, 37 vjeç, të cilit i janë marrë faktorët plotësues dhe deklarim në lidhje me ngjarjen e mësipërme e më pas është lënë i lirë, ju informojmë se: Sot me datë 06.07.2023, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit Valter Bami, janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri”.

“Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lëshuar sot më datë 06.07.2023, urdhrin e ndalimit për këtë shtetas për veprën penale

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. Po sot, rreth orës 20:30, në fshatin Greps, Nikël, është lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë shtetasi Valter Bami, 37 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë. Ndërkohë vazhdojnë intensivisht hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së mësipërme”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Atentati

Pak pas mesnatës së 4 Korrikut, nga breshëria e plumbave në shtëpinë e Gentian Bejtjes, mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjes, 10 dhe 13 vjeç. 10-vjeçari ka lënë spitalin, ndërsa djali tjetër mbetet ende nën kujdesin e mjekëve.Objektiv i atentatit dyshohet se ishte Gentian Bejtja, i cili kishte ardhur para dy javësh në Shqipëri.

Ky informacion siç duket është siguruar nga kundërshtarët e tij, që organizuan vrasjen. Në atentat dyshohet se morën pjesë 3 persona, të cilët lëviznin me makinë. Pasi lëshuan breshëri plumbash në drejtim të shtëpisë së Bejtjes, mjetin e dogjën rreth 6 kilometra larg. Më pas dyshohet se autorët u ndihmuan nga persona të tjerë.

Për identifikimin e tyre, të martën policia e Fushë-Krujës ushtroi kontrolle në 3 banesa, si dhe shoqëroi 3 persona që mund të kishin dijeni për ngjarjen, Durim e Valter Bamin dhe Marklen Haka. Pasi dhanë deklarimet për disa orë me radhë dhe veçmas njëri-tjetrit ata u lanë të lirë. Ata mohuan të kenë dijeni për atentatin, duke përjashtuar mundësinë se kanë konflikte me Gentian Bejtjen.