Kryeministri Edi Rama është mundura ta kalojë me një shaka refuzimin e Albin Kurtit për të pasur një takim me të, gjatë vizitës në Prishtinë.
Në një intervistë për “Klan Kosova”, Rama tha se kurrë nuk i ka shkuar nga mbrapa as në rini një Zhuljete indiferente (koketë), me aq kërkesa sa i ka bërë Albin Kurtit.
Ai shtoi më tej se ky takim ishte i nevojshëm për shkak të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë në tetor. Rama thotë se nuk shkruajnë dot në raport se s’ka propozime nga Kosova se nuk kemi kontaktuar dot.
“As në rininë time nuk i kam shku mbrapa një Zhuljete indiferente me aq shumë kërkesa sa i kam bërë personalisht Albinit për këtë takim, edhe për takimin e mëparshëm.
Për këtë takim se është pjesë e një procesi ku Kosova është aty një nga 6 vendet. Nuk e konceptoja dot që në raportin që do bëjmë për Berlinin të shkruajmë nga Kosova s’kemi ndonjë material, propozim se s’kemi arritur të kontaktojmë. Më ka ngel hatri, sot ia bëjmë ta lëmë Kosovën”, tha Rama.