Kreu i qeverise shqiptare u pyet nga gazetaret për refuzimin që i ka bërë Albin Kurti i cili tha se nuk do ta takoje Edi Ramën gjate vizitës së nesërme në Prishtinë.
Teksa ka mbajtur një qëndrim të prerë, Rama nuk pranoi të prononcohej ndërsa kur pyetjet vijuan për mbylljen e ‘Ballkanit të Hapur’, kryeministri u largua pa pergjigje duke braktisur para kohe konferencen me gazetaret.
“Nuk kam lidhje me këtë. Jam këtu për këtë vendim. Për sa i përket vajtjes në Prishtine dhe gjithë turit do flas kur të jetë koha dhe do jetë nesër në Prishtinë”, u pergjigj Rama dhe me pas largohet i nervozuat drejt Kryeministrisë.