osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Historia interesante e 17 vjeçarit nga Velipoja që ka firmosur me PSG

Historia interesante e 17 vjeçarit nga Velipoja që ka firmosur me PSG

Pak dite me pare beri buje ne te gjitha mediat shqiptare firmosja e nje kontrate profesioniste te nje futbollisti shqiptar me klubin e njohur francez te Paris Saint Germain. Behej fjale per portierin nga Velipoja Gabriel Guri.

Kuptohet qe lajm nuk ishte firmosja e kontrates se nje shqiptari me kete klub, por ai se futbollisti ne fjale deri para me pak se dy vitesh eshte stervitur dhe ka jetuar ne Shqiperi dhe brenda nje kohe te shkurter ka bere kete kapercim te shkelqyer te karrieres se tij.

Po kush eshte Gabriel Guri? Ka lindur ne Velipoje me 24 mars 2006 dhe “dashurohet” me futbollin qe ne moshen 6 vjeçare. Babai i tij Pllumbi pas dy vitesh e rregjistron tek Akademia Ada ku ka si trajner Etrit Niken dhe Besnik Ndojin, dy te paret qe i ushqyen atij edhe me shume pasionin per kete sport duke pare edhe talentin qe Gabrieli posedonte.

Ne moshen 13 vjeçare kalon tek KF Murlani, me te cilin luan per dy sezone duke bere paraqitje shume te mira me ekipin U17 ku duke luajtur me futbolliste me te medhenj ne moshe, tregoi se çfare di te beje. Ketu u stervit nga trajneri Vahedin Pepaj dhe ai i portiereve Erind Selimaj.

Fjalet e mira qe te gjithe specialistet flisnin per te birin, e detyruan Pllumb Gurin te shikonte mundesine per ta transferuar ate jashte vendit dhe si rrjedhoje u lidh me dy vellezerit menaxhere, Sokol dhe Edvin Murati. Ai fillimisht i mundesuan nje prove disaditore tek Akademia “Havre Athletic Club”.

Me pas per portierin nga Shqiperia shfaqi interes edhe Olimpik Lion, por problem per aktivizimin e tij ishte mungesa e dokumentacionit dhe Guri vetem sa u stervit disa muaj me kete ekip. Nderkohe veren e vitit te kaluar ai u transferua tek Chateauroux.

Drejtuesit e ketij te fundit i moren persiper nxjerrjen e lejes se qendrimit dhe kjo ne fakt i kushtoi Gabrielit humbjen e fazes se pare te kampionatit. Ai u pais me letra dhe si rrjedhoje nga janari e me pas fitoi te drejten per te luajtur ne kampionatin e Ligue 1 te Frances per grupmoshen U17. Madje edhe me ekipin e dyte te Chateauroux.

Luan si titullar me te ne 15 ndeshje dhe peson vetem 6 gola. Paraqitje te shkelqyera te djaloshit nga Shqiperia qe ngjallen menjehere interesin e shume klubeve te njohura franceze. Ne gare per te marre sherbimet e tij kane qene edhe Nice dhe Strasbourg, por ne fund fitoi PSG.

Gabrieli kishte mesuar se drejtuesit te Akademise se ketij klubi e kishin ndjekur ne shume ndeshje dhe ishin bindur per vlerat qe ai dispnonte prandaj dhe kane bere çmos per ta bere te vetin. Oferta e ardhur ne adrese te tij nuk eshte refuzuar, por ka thene menjehere “po”.

Ishte kurorezimi i shume perpjekjeve dhe sakrificave te bera ne karrieren e tij dhe ndonese ofertat nuk i kishin munguar, Gabriel Guri gjithmone ka enderruar te luaje me nje nga klubet me te medha ne Bote dhe me ndihmen e Zotit, kjo enderr e tij tashme po realizohet.

Portieri nga Velipoja per momentin ka firmosur nje kontrate profesioniste njevjeçare me PSG dhe ne sezonin e ri ai do te luaje me ekipin U19 te tij ne kampionat. Deshira eshte natyrisht shume e madhe qe te vazhdoje te paraqitet mire dhe karriera e tij te vijoje ashtu si duhet.

Kjo eshte historia e ketij djaloshi i cili po jeton endrren e tij. Nga stervitja ne fushen “Adriatik” te Velipojes dhe ate te Barbullushit, tashme ne fushat e mrekullueshme te Parisit, nga Ada e Murlani tek PSG, nje transformim qe askush nuk e kishte menduar. Por ndodh edhe keshtu. Kur ke vullnetin, mbeshtetjen dhe deshiren per te mos u ndalur…
Gjergj KOLA