osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

I zhytur në borxhe, ky është kryegjyqtari që “rron” nga rroga e gruas

I zhytur në borxhe, ky është kryegjyqtari që “rron” nga rroga e gruas

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka njoftuar se ka filluar procesi i rivlerësimit për kryetarë të gjykatave.

“Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të pikës 11 të nenit 3 dhe të pikës 4 të nenit 6 të “Rregullores për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, më datë 15.03.2018 janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për subjektet e rivlerësimit”, thuhet në njoftimin për media të KPK –së.

CNA.al disponon pasuritë e të gjithë kryetarëve të gjykatave në vend, dhe do të vijojë pa ndërprerje publikimin e tyre.

Ka kryetarë gjykatash që janë bërë të pasur, me burimin e vetëm, të të ardhurave nga paga.
Fakti që gjyqtarët dhe prokurorët nuk bëjnë pa një shtëpi në Tiranë, tashmë është i ditur. Interesante është mënyra se si e justifikojmë shtëpinë por edhe pasuritë e tjera.
Ndaj në këtë proces Vettingu, duket se nuk do të mungojnë suprizat.

Dritan Seci, kryegjyqtari i Tropojës ka deklaruar për vitin 2017, të ardhurat , që sipas tij i ka vetëm nga paga. Ndërkohë ai ka arritur të kursejë nga paga prej 1776604 lekësh, por edhe të ketë një depozitë tjetër kursimesh në shumën 145 76 lekë.

Gjithashtu si deklaron se ka blerë dhe një apartament në Tiranë dhe konkretisht në Yzberisht, por nuk deklaron se ka kushtuar. Seci thotë që e ka blerë me borxhe. Ai ka deklaruar se ka marrë borxh mbi 25 mijë euro, ndërsa deri më tani ka paguar 15 000 euro.

Përfitimet me të ëmdha financiare, kryegjyqtari Seci i ka nga bashkëshortja farmaciste.
Bashkëshorja nga biznesi privat si farmaciste siguron 2 202 430 lekë.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se ka gjendje në llogarinë e biznesit, shumën 4 114 306 lekë, ka një llogari personale në shumën 9 950 lekë si dhe mban cash në shtëpi, shumën prej 400 000 lekë.
Pasuria e deklaruar nga kryegjyqtari Dritan Seci

Të ardhura nga paga si gjyqtarë për vitin 2017, në Gjykatën e Rrethit Tropojë, në shumën 1776604 lekë.
Llogari page e kursyer në shumën 816 lekë.
Depozitë në shumën 145 76 lekë.

Kam detyrim ndaj shoqërisë “M.C inerte, sipas kontratës së porosisë për blerjen e apartamentit në Yzberisht, në shumën 10 178 euro. Shuma e shlyer është në vlerën 15 000 euro, ndërsa shuma e pashlyer është 10 178 euro.

Të ardhurat e bashkëshortes si farmaciste. Fitimi neto sipas deklaratës së bilancit për vitin 2017 rezulton në shumën 2 202 430 lekë, të përdorura në vazhdimësi për aktivitetin e biznesit familjarë.
Gjendja e parave në llogarinë e biznesit, është 4 114 306 lekë.
Llogaria personale në shumën 9 950 lekë
Gjendje cash në shtëpi, shumën prej 400 000 lekë.