Vasil Bedinaj, operator turistik tha në një intervistë për Euronews Albania se pagat në turizëm shkojnë deri në 4 mijë euro.
Ai tregoi se ka mbi 200 punonjës të punësuar në industrinë e turizmit dhe rrogat nisin nga 4 mijë euro për menaxherët te 60 mijë lekë për sanitaret.
“Po i nis nga lart poshtë; një menaxher i kompanisë e ka rrogën 4 mijë euro në muaj, zyra e financës mbi 150 mijë lekë, kuzhinierët 150 deri 200 mijë lekë dhe bëhet fjalë për punë me kontratë 2-vjeçare, jo punë sezonale.
Kamerierët e kualifikuar për bare dhe restorante nga 80 mijë deri në 100 mijë”, tha Bedini.