Ernest Muçi e ka lënë pas periudhën e vështirë te Legia e Varshavës dhe nga dita në ditë po dëshmon aftësitë e tij në fushën e lojës.
Pagëzimi me emrin Mesi i Legias nga ish-trajneri i polakëve nuk ishte një shfrenim imagjinate, teksa sulmuesit shqiptar i është nevojitur vetëm koha e duhur në dispozicion për ti dhënë të drejtë fjalëve të Miçnieviçit.
Ernest Muçi ka “kthyer Ronaldinjon” në futbollin e luajtur ditën e sotme me lëvizjet e tij. Legia ka zhvilluar një takim miqësor me Salzburgun dhe lojtari shqiptar ka mahnitur shikuesit me driblimet e tij, me anë të të cilave është tallur me futbollistët kundërshtarë.
Ndoshta në sezonin e ri do të shohim edhe më tepër klas nga këmbët e Muçit./ Sport Ekspres/