Gjykata ka shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kaprin. Ai u akuzua për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
SPAK futi në “rrjetën” e hetimit Eduart Kaprin, kryebashkiakun e djathtë të Pogradecit, i zgjedhur në zgjedhjet lokale të vitit 2015.
Në zgjedhjet lokale, PD fitoi bashkinë e Pogradecit, pas shumë e shumë vitesh, duke e thyer qytetin bastion të socialistëve që prej disa mandatesh drejtohej nga Artan Shkëmbi.
Përballë tij në zgjedhjet lokale ishte Diana Mile, një kandidate propozuar nga LSI-ja, e cila u paraqit si pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, ku bënin pjesë Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kapri dhe 5 ish-zyrtarë të kësaj Bashkie u akuzuan së pari për shkelje në tenderin e blerjes së druve të zjarrit me 9.2 milionë Lekë të reja të zhvilluar në tetor të 2017-s.
Një tjetër akuzë që rëndoi ndaj ish-kryebashkiakut ishte ajo e pengimit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit të 2019-s duke mbyllur me çelës në rrethin e jashtëm 3 shkolla dhe 1 kopsht ne lagjet 2 dhe 5 të qytetit të përcaktuara nga KQZ si qendra votimi.
Por siç duket avokati Sokol Hazizaj bindi gjykatën në pafajësinë e klientit të tij dhe se Kapri i përket atyre që krijuan drejtësin e hajdutërisë, atë të plepave dhe atë të analfabetëve. të ciët gëlojnë akomna dhe sot nëpër salla gjyqesh me çekiç në dorë dhe japin vendime politik, kriminale, nga urrejtja patologjike ndaj politikanëve të majtë, që bënë reformën në drejtësi
Në fakt nuk bënë asgjë sepse kjo reformë ka sjell një zhgënjim të madh në opinionin publik shqiptarë, duke mos bërë drejtësi, por duke i’u a marrë me ligj taksapaguesve me paga dhe benefice marramendëse atë që vidhnin dhe grabisnin duke shitur drejtësinë. /Ekskluzive.al