Robert Papa, ish komentatori sportiv në deiktaturë, sot pjata larës në SHBA ka gjetur terren të përrallisi broçkulla duke u hequre si gazetarë, analist dhe si agjent që ka informacione amerikane, njësoj si Sali Berisha me qytetarin digjital. Ai sipas halemediave që mbushin faqet dhe programet me gjithëfarë kllounësh që aktrojnë profesione, duke larë pjata apo duke bërë rojen e parkingut turni i tretë, ka “zbuluar” prapaskena të forta nga vizita në Tiranë e ish-presidentit amerikan Bill Clinton.
Madje, ai kërkon që Klintoni tu kërkoj falje shqiptarëve për 1997-ën, që nuk përkrahu Berishën në shtypjen e revoltës popullore kundër diktaturës së re, që vendosën komunistët antikomunistë.
Sipas tij ish-presidenti amerikan nuk lëviz pa 1 milion dollarë dhe një fjalim i tij shkon te 150 mijë dollarë.
Clinton nuk lëviz pa 1 milion dollarë, një fjalim shkon te 150 mijë dollarë. Në mesazhet që dha më vjen keq që Rama nuk ka kuptuar se Presidentët amerikanë janë thjesht figurantë. Clinton në jetën e vetë nuk ka shkruar asnjë fjalim. Për Kosovën është hero, ne shqiptarëve në Shqipëri duhet të na kërkojë falje për 1997 në emër të administratës.
Kush ka qenë shkruesi i Clinton? Duhet të ketë qenë nga njerëzit e Soros. Nuk është shumë aktiv në politikën amerikane aktuale. Që të përdorësh një ish-President që njihet për arritjet ekonomike dhe të sulmosh Albin Kurtin përmes një figure si Clinton është e ulët, Rama e përdori vetëm për interesat e tij politike. Rama ka probleme me drejtësinë amerikane.
Ftesa ndaj Clinton tregon frikën e Ramës nga drejtësia amerikane. Me disa nga batutat ndaj ambasadores amerikane Kim, tregon që është anti-amerikan. Procesi i Berlinit nuk ka dallim nga Ballkani i Hapur, të dyja janë nul nëse nuk merr pjesë Kosova. Nisma është iniciuar nga Soros, Rama kërkon aleanca të reja dhe nuk i ka pozitat siç i ka pasur më parë. Rama mendon se Clinton do ta shpëtojë nga problemet”, u shpreh kllouni Papa i ftuar me telefon nga një telhale. /Ekskluzive.al