osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kujtesë për aktorin e madh të kinematografisë Guljelm Radoja që s’është më mes nesh në 76 vjetorin e tij

Kujtesë për aktorin e madh të kinematografisë Guljelm Radoja që s’është më  mes  nesh në  76 vjetorin e tij

Guljelm Radoja (2 Korrik 1945 – 5 Maj 2021) ishte nje aktor shqiptar i filmit dhe teatrit. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit. Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës.

Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.artisti i merituar ka marrë shumë vlerësime nga personazhe të njohur shqiptarë. Këtu mund të përmendim profesorin e njohur Pëparim Kabo, i cili e ka konsideruar si një aktor me një profil të veçantë, pasi ka ditur të ndërtojë karaktere mjaf të spikatur.

“Guljemi është aktor me një profil tejet të veçantë, sepse ka ditur të ndërtoi karaktere mjaft të të spikatur, psh te filmi i Anagnostit me titull: “Kthimi i ushtrisë së vdekur” ku luan priftin është një realizim tejet i arrirë, ku dhe luan bashkë me Bujar Lakon i cili luan rolin e gjeneralit. Ka një heshtje të bukur mes batutave Guljemi por edhe mënyrën per artikulimit e ndërmjetëson shumë bukur me përjetimin gati hamendësor.

Te filmi Gjeneral Gramafoni i Viktor Gjikës, rolin e zotit Alberto me atë shikimin Gjarpëror dhe me lojën cinike e ka të mrekullueshme sërish karakter shumë i bukur, etj… Gulejmi është njeri modest, por është artistë në shpirt dhe i ka dhënë shumë artit shqiptar. Dje në 75 vjetorin e lindjes nuk pati as urime zyrtare dhe as dekorime zyrtare.

Unë bashkë me ju miq e uroj… Jetë të gjatë i dashur artistë, je një profil i spikatur i artit të imazhit dhe atij skenik…Ne si spektatorë të duam, të duam sinqerisht të duam me shpirt sepse ai shpirti ynë është blatuar edhe nga arti yt”, ka shkruar ndër të tjera Kabo.

Në aspektin familjar, Radoja ishte baba i dy fëmijëve dhe nuk nguronte të fliste për ta sa herë i jepej mundësia publikisht.

“Kemi dy fëmijë të mrekullueshëm, një djalë e një vajzë, të dy artistë. Ata sot jetojnë në Francë. Pika ime e dobët? Mbesa ime Fiona. Sot ajo është pianiste dhe pedagoge në Francë. Është debolesa dhe krenaria e gjyshit”.

Radoja jetonte në Durrës. Ai u nda nga jeta më 5 maj 2021 nga Covid-19 ne siptalin Shefqet Ndroqi ne Tirane.