Shteti simbol i botës, i lirisë dhe i demokracisë, Amerika, shënon sot festën më të madhe kombëtare, 247-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Në Shqipëri për festën e Pavarësisë së Amerikës, ndodhet edhe presidentit 42-të i SHBA-së Bill Clinton i cili u mirëprit dje nga kryeministri Edi Rama me ceremoni shtetërore si dhe u nderua me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” për ti thënë faleminderit për atë që ka bërë për shqiptarët dhe Kosovën.
Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto nga takimi me ish-presidentit amerikan, e ka uruar Amerikën për ditën e Pavarësisë.
‘Gëzuar 4 korrikun Amerikë. Zoti ju bekoftë!’ shkruan Rama.