Madonna ja lënë spitalin ku u trajtua pas një infeksioni bakterial, megjithatë raportimet në anën tjetër të Atlantikut po shtojnë shqetësimin për gjendjen shëndetësore të këngëtares 64- vjeçare.
Sipas faqes së internetit Tmz.com, Madonna, e cila u transferua në shtëpinë e saj në Nju Jork pasi u shtrua në ICU, po “vjell vazhdimisht” dhe mbetet e shtrirë në shtrat pasi është ende e paqartë se çfarë lloj infeksioni bakterial ka marrë.
Sipas të njëjtës faqe interneti që citon burime nga mjedisi i Madonna -s, këngëtarja filloi të vjella të shtunën kur u shfaqën simptomat që detyruan mjekët të vendosnin ta shtronin atë në ICU. Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të tjera të cituara nga Page Six, Madonna kishte ethe për një muaj para se të shtrohej në spital. Gjatë gjithë kësaj kohe këngëtarja 64-vjeçare ka pasur simptoma të cilës mesa duket nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur.
Sipas të njëjtit burim, Madonna nuk kërkoi asnjëherë këshillën dhe diagnozën e mjekut sepse ishte e fokusuar në provat e turneut të saj “Celebration”, i cili është shtyrë pas aventurës së rëndë me shëndetin e saj.
Mjekët që trajtuan Madonën, raporton uebfaqja TMZ, theksuan se kjo temperaturë e ulët, por e vazhdueshme ishte një shenjë e infeksionit, i cili me kalimin e kohës përkeqësohej, duke bërë që “Mbretëresha e Popit” të përfundonte në spital. Kjo është edhe arsyeja që, sipas të njëjtit publikim, njerëzit nga ambienti i Madonës janë të shqetësuar se këngëtarja 64-vjeçare nuk do të marrë kohën e nevojshme për të pushuar dhe rikuperuar para se të kthehet në koncerte, duke përcjellë se “Madona nuk dëshiron të anuloje turneun e saj”.