Kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka realizuar premtimin e pare dhe ka njoftuar se është bërë ndërhyrja e nevojshme në OSHEE për tē mundësuar energji elektrike pa nderprerje ne zonen turistike te Thethit.
Pas 32 vitesh harresë, Beci ka premtuar se do te sjelle ndryshime te rendesishme ne zonen e Shkodres. Sipas Becit, tashme Thethi pas shume kohesh nuk do te kete probleme me energjine elektrike.
“Në takimin me përfaqësues nga Hec Ndërlysaj dhe përfaqësues të OSHEE-së, ramë dakord për disa investime e ndërhyrje të domosdoshme në furnizimin me energji elektrike. Me shumë kënaqësi ju bëj me dije se që nga data 20 qershor, Thethi ka një përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me energji elektrike dhe pa ndërprerje të saj. Presim që brenda 30 qershorit të përfundojë sistemimi i linjës në çdo detaj të nevojshëm“, njofton Beci.