osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Burgimi i tij i padrejtë! Eurodeputeti grek “fut” hundët në drejtësinë shqiptare: Vjen në Tiranë për të takuar blersin e votave, “grekolabin” Beleri! Shteti dhe qeveria shqiptare heshtin

Burgimi i tij i padrejtë! Eurodeputeti  grek “fut” hundët  në drejtësinë shqiptare: Vjen në Tiranë për të takuar blersin e votave, “grekolabin” Beleri! Shteti dhe qeveria shqiptare heshtin

Kryetari i Komitetit të Asociimit dhe Stabilitetit të BE-së, Manolis Kefalogiannis ka vizituar në qelinë e burgut kryetarin e Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Po ashtu, Kefalogiannis ka zhvilluar një takim edhe me djalin e Fredi Belerit.

Sipas tij, vendimi për mbajtjen e kryebashkiakut në burg është i padrejtë dhe është në kundërshtim të plotë me vendimin e qytetarëve që e zgjodhën në postin e kryetarit të qytetit të tyre. Lënia në burg, sipas Kefalogiannis pengon Fredi Belerin që të marrë detyrën si kryebashkiak i Himarës.

Ai ka informuar edhe kryetaren e Parlamentit Europian, Roberta Metsola si dhe realtoren e Reportit për rrugën integruese të Shqipërisë në BE, Isabella Santos. Eurodeputeti, gjatë takimit të tyre, i cili u zhvillua në Bruksel, i ka kërkuar Metsolës që t’i jepet fund, sipas tyre burgimit të padrejtë.

“I kërkoi që të marrë iniciativën për t’i dhënë fund trajtimit të padrejtë dhe diskriminues ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Një vendim që pengon Fredi Belerin të marrë detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë dhe është në kundërshtim të plotë me vendimin e qytetarëve që e zgjodhën në kryebashkiakun e qytetit të tyre”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës në Tiranë Kefalogiannis u takua edhe me zyrtarë të qeverisë si dhe me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ku në fokus ka qenë çështja e Fredi Belerit. Ai u takua edhe me Vangjel Dulen.

Eurodeputeti i ND-së dhe presidenti i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Shqipëri, Manolis Kefalogiannis, në njoftimin e tij e cilëson “zgjatjen e paraburgimit” të kandidatit për kryetar të Bashkisë së Heimarrës, Freddy Beleris, si “antidemokratike” dhe “jashtë korniza e shtetit ligjor”.

Para 1 muaj Kefaloianis kishte deklaruar se ai ka njoftuar Parlamentin Europian se, për sa kohë që Fredi Beleris qëndron në paraburgim, ai nuk ka ndërmend të kryesojë Samitin e 16-të të Asociacionit dhe Stabilitetit BE-Shqipëri, të planifikuar për të hënën, 22 maj, aktivitet i realizuar dhe nuk i ra askujt në mend për Kefalojanis

E gjithë deklarata e Kefalogiannis

“Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës për zgjatjen e masës së paraburgimit të kandidatit për kryetar të Bashkisë Heimarra, një qendër shumë e rëndësishme e pakicës kombëtare greke, nuk është thjesht skandaloz. Është antidemokratike. Jashtë kuadrit të sundimit të ligjit. Shqipëria, si shtet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duhet të qëndrojë e përkushtuar ndaj parimeve dhe vlerave demokratike. Në Sundimin e Ligjit. Kjo është mënyra evropiane.

Tashmë dje, të premten, informova Parlamentin Europian se, për sa kohë që Fredi Beleris qëndron në paraburgim, nuk kam ndërmend të kryesoj Samitin e 16-të të Asociacionit dhe Stabilitetit BE-Shqipëri, të planifikuar për të hënën, më 22 maj.

Një ditë më parë, mes tensionesh u konstitua të Këshilli Bashkiak i Himarës, ku brenda sallës, ishin dhe mbështetës së Fredi Belerit, ambasadorja e Greqisë, familjarë të tij dhe deputeti Vangjel Dule. Beleri nuk u betuar dot, pasu Gjykata nuk i dha leje për të dalë.

Kryebashkiaku minoritar që ndodhet në qeli për blerje votash, i dërgoi këshillit një letër duke thënë se leja për tu betuar iu refuzua qëllimisht, që kryeministri Rama sipas tij të tjetërsojë vullnetin e himariotëve. Me shumicë votash në krye të këshillit u zgjodh Dhimtër Kapaj i PS.