Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka thënë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish i dërguari i ShBA-së për Ballkanin, Richard Grenell “kanë qenë çelësi i lirimit të tre policëve të rrëmbyer”. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Pacolli thekson se secili prej tyre meriton një falënderim të madh.
“Një e vërtetë e pathënë në lirimin e policëve është roli i Ramës në koordinim të plotë me Grenell, njeri i afërt me Presidentin Trump. Kjo ka qenë edhe arsyeja e vizitës së tij në rajon! Kjo meriton falënderim të madh për secilin që ka kontribuuar për këtë rast’- shkruan Pacolli.
Tre policët e Kosovës Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi që u rrëmbyen nga autoritetet e Serbisë më 14 Qershor u liruan ditën e sotme. Gjykata në Kralevë u ka konfirmuar aktakuzën, por ata do të hetohen në gjendje të lirë ndërsa avokati Gradimit Nalliqi do të bëjë ankesën.