Video-skandali seksual i ish-kryebashkiakut Safet Gjici shokoi opinionin publik, teksa ende mbetet mister se kush e organizoi.
Gazetari Bledi Mane ngriti akuza të forta, teksa ishte i ftuar në “Rrethi katror”, ku tha se Alma, vajza që shfaqet në video duke kryer marrëdhënie me Gjicin, është takuar më 3 qershor me Sali Berishën.
Ndërkohë vetëm 3 ditë më vonë, më 6 qershor, ajo shkoi në Kukës, ku me ndihmën e një agjenti të Shërbimit Informativ të Shtetit futën në kurth Gjicin.
“SPAK ka tashmë një dosje me filmime dhe dokumente. Në datën 3 qershor zonja Alma Kaçi është pritur në zyrën e Sali Berishës. Janë sekuestruar kamerat e selisë dhe zyrës. Sali Berisha e ka çuar Almën tek Sazan Guri, ku ajo ka marrë një kopje të projektit për qentë e rrugës.
Alma Kaçi ka qenë një person i përdorur nga SHIK-u dhe gjatë kohës që ka qëndruar në Durrës, ka qenë nën monitorimin e një inspektori. Ky inspektor ka qenë personi ndërmjetës, që e ka pritur Almën në Kukës, e ka çuar te bashkia dhe ka pritur pasi ka mbaruar gjithçka. Ai nuk dinte t shkarkonte usb-në që i dha Alma, por e ka filmuar nga kompjuteri. Pra, duke ditur një pikë të dobët të Safetit, e sulmuan aty.”- tha Bledi Mane.