Si shumë politikanë, pushtetarë të lartë e zyrtarë të çdo niveli, që pagat e tyre i quajnë “lekë për kafe”; përgatitjet për pushime në plazhe e resorte brenda dhe jashtë vendit, i kanë bërë edhe zyrtarët e SPAK-BKH, që janë me paga 4000-5000 Euro në muaj.
Ka zëra, se edhe këta marrin financime nën dorë nga individë dhe biznese që i kanë nën hetim; por përsëri, ata synojë të zhvasin sa të munden nga buxheti i shtetit, për të paguar shpenzimet e 45 ditëve pushime verore, të cilat i fillojnë më 15 korrik.
Një informacion i ardhur në “Pamfleti”, bën me dije se drejtuesit e SPAK e Byrosë Kombëtare të Hetimit, i kanë kërkuar ministres së Financa-Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, t’u akordojë një fond të veçantë për përballimin e shpenzimeve familjare gjatë pushimeve verore.
Ata kërkojnë t’i jepet nga 2.5 milionë lekë të vjetra shpërblim, shefave dhe çdo zyrtari, sidomos atyre që janë pjesë e proceseve hetimore të politikanëve e kriminelëve “VIP”, duke e argumentuar si vështirësi, stres e sakrificë me rrezik jete që bëjnë.
Sipas informacionit, shpërblimi duhet bërë për 128 zyrtarë e ndihmës të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, që sipas tyre, duhet shfrytëzuar mundësia e burimit financiar, që ka lidhje me rezultatin e goditjes së aseteve të aktivitet kriminal.
Konkretisht, ata kërkojnë që shpërblimi për pushimet e tyre verore në vlerën 2.5 milionë lekë të vjetra për secilin, të jepet nga vlera e milionave që SPAK e BKH kanë konfiskuar deri tani nga trafikantët, kontrabandistët dhe zyrtarët e shteti, siç ishin 500 mijë Euro që Alda Klosi kishte fshehur te tubi i aspiratorit të pastrueses.
Vlera totale e shpërblimit veror, që po kërkohet nga SPAK e BKH për 128 zyrtarët e tyre, është 320 milionë lekë, ose sa 2% e vlerës totale 16 miliardë lekë të vjetra, që ata kanë konfiskuar në 3 vite, por ligji nuk e përcakton një përfitim të tillë prej tyre.
Saktësojmë, se ata ia kanë drejtuar këtë kërkesë Ministres së Financave, për faktin se ky dikaster është administruesi i pasurive e vlerave monetare që SPAK dhe BKH konfiskojnë nga aktivitet kriminale e korruptive për llogari të shtetit.
Por ministrja Delina Ibrahimaj, nuk ka as ligj e as këllqe, të akordojë “çekun e plazhit” të kërkuar prokurorët dhe hetuesit specialë, pa marrë “bekimin” Bablokut.
Por nuk do jetë surprizë, që Babloku t’ua plotësojë dëshirën e tyre për fondin 320 milionë lekë shpërblime, sepse dhe drejtuesit e SPAK, kanë plotësuar çdo dëshirë e kanë zbatuar çdo urdhër të tij për arrestime dhe fillim e pushim hetimesh./Pamfleti