osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga ‘rivalë’ në BBVip tani si burrë dhe grua: Zbulohet skenari me skena të nxehta i filmit të Oltës dhe Luizit

Nga ‘rivalë’ në BBVip tani si burrë dhe grua: Zbulohet skenari me skena të nxehta i filmit të Oltës dhe Luizit

Një çift i martuar prej vitesh janë në prag të ndarjes. E ndërsa përgatisin letrat e divorcit, një ftesë iu vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje. Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, ku bashkohen të dy familjet.

Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të rimendojnë edhe njëherë gjithçka. Në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy ndër personazhet më të komentuar prej disa muajsh tanimë.

Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua në filmin që parashikohet të thyejë rekorde. “Në kuadër të dashurisë”, është filmi që Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë duke xhiruar aktualisht.

Dy protagonistët e “Big Brother” kanë bashkuar forcat për një komedi që pritet të transmetohet sezonin e ardhshëm. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

E nëse mendoni se keni pare çdo gjë nga Luizi dhe Olta kur ishin pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, na lini t’ju themi që gaboheni. Surprizat nuk do të kenë fund dhe fundja, e kush nuk do të ishte kuriozë që të shihte si çift “dy armiq të përbetuar”. Kjo marrëdhënie e çuditshme “dashuri-urrejtje” vërtet që ka ngjallur mjaft kureshtje dhe interes tek publiku i gjerë gjatë kohës që ishin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kujtojmë këtu provën javore ku ndodhi dhe një puthje mes tyre dhe audienca “u çmend”. Kimia e tyre është e pamohueshme dhe të gjithë jemi gjithë sy e veshë për t’i pare ata si dy të dashuruar. E çuditshme por e vërtetë! Por krah pjesëmarrjes së Luizit në këtë film, i cili nuk ka shumë lidhje me aktorin, një tjetër emër pa eksperiencë në këtë fushë i është bashkuar kastit. Bëhet fjalë për Sara Hoxhën, e cila vjen në këtë film, pas fitores së “Dancing with the Stars”, muaj më parë.

Ndërkohë është konfirmuar edhe pjesëmarrja e aktorit të mirënjohur Ndriçim Xhepa. Ndërkaq një sërë emrash të njohur të kinematografisë, do ti bashkohen kastit, duke bërë kështu filmin një superproduksion. Aktoret e mirënjohura Olta Daku e Zamira Kita, aktori Salsano Rrapi e Bes Bitraku po ashtu do jenë pjesë e filmit. Veç pjesëmarrjes së emrave amator në kinematografi, producentët, kanë vendosur që ti japin peshë këtij projekti edhe me disa emra të mëdhenj të kinematografisë.

Megjithatë, një hapësirë i është krijuar edhe emrave të rinj, veç atyre amatorëve, për ti dhënë një mundësi kështu në pjesëmarrjen e tyre në këtë projekt. “Në kuadër të dashurisë”, pritet të transmetohet në sezonin e ri, ku dhe premton shumë surpriza.

Por ajo që na bëri përshtypje është fakti se Dea Mishel do të mungojë në këtë film. Fillimisht u përfol se do të ishte ajo një nga aktoret e këtij filmi, por duket se gjërat kanë ndryshuar dhe Dea vijon angazhimin e saj me “She’s on Top”, por jo pjesë e këtij projekti që mezi po pritet nga ndjekësit.

Ndërkohë që filmi do të përmbajë edhe disa skena romantike, me puthje dhe skena të nxehta midis dy protagonistëve. Të cilësuar si teza dhe antiteza, dy emrat me të komentuar të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, janë bërë bashkë në një film. Është zbuluar se dy ish-banorët do të jenë protagonistët e filmit, por disa detaje të tjera i ka ndarë së fundmi moderator i njohur Blendi Salaj, i cili gjatë programit “Wake up” ka shfaqur një baner të filmit dhe mësohet se produksioni është “Top Channel Films”.

Filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë”, e cila duket se i referohet frazës së famshme që u përmend aq shumë gjatë BBVIP: “në kuadër të lojës”. Filmi do të jetë në zhanrin e “komedi-romancë”.

“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”, thuhet në përshkrimin e filmit.

Disa ditë më parë, Luizi publikoi një foto ku shfaqej krahë Oltës teksa po lexonin një skenar. “Filloi…”, shkruante këngëtari krahas fotos duke lënë të nënkuptohet se tashmë ata kanë nisur me xhirimet e filmit të shumëpritur. Thuhet se filmi në fjalë pritet të finalizohet shumë shpejt dhe brenda pak muajve të lançohet për publikun.